Rasti i sotëm i rrahjes së dy zyrtarëve në Ministrinë e Tregtisë dhe industrisë ka kaluar në Polici, këta të fundit janë marrë me rastin dhe janë në procesin e hetimeve. Burim Rraci dhe Arian Krasniqi janë në proces të intervistimit.
Zëdhënësja për media, Flora Ahmeti për InLajmi ka thënë se në lidhje me rastin e përleshjes së dy zyrtarëve nga MTI-ja, ende nuk ka të arrestuar në lidhje me rastin.
Policia është duke e shqyrtuar rastin dhe dy të përfshirët e rrahjes janë të shoqëruar në stacionin Policorë.
“Ende nuk ka të arrestuar në lidhje me rastin në fjalë por Policia e Kosovës është duke i intervistuar dhe të dy janë shoqëruar në stacionin Policor” ka thënë Ahmeti për InLajmin.
