Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar iniciativat e fundit rajonale për një Mini “Shengen ballkanik”.
Mushkolaj, ka thënë se iniciativat rajonale në parim janë të mirëseardhura por ai ka thënë se në kontekstin aktual Kosova nuk është e barabartë me shtetet tjera.
“Kosova nga kjo nismë nuk përfiton asgjë. Kjo është një nismë Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiqit për të dërguar përpara protagonizmin e tyre. Mali i Zi dhe Bosnja nuk ishin aspak entuziaste”.
Analisti ka thënë se kjo nismë ka për qëllim që Serbia të anashkaloi njohjen e Kosovës për të arritur kapitullin 35 që do t’i mundësonte anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
Mushkolaj ka thënë se iniciativa do të dështojë dhe sipas tij nuk ka nevojë për brengosje pse Kosova nuk është pjesëmarrëse.
Analisti ka thënë se është e pafalshme që Kosova ka mësuar nga televizori për një samit rajonal ku është prezente edhe Shqipëria, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini
“Është e pafalshme absolutisht. Ne po flasim për bashkëpunim rajonal kur bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri e kemi në nivel shumë të ulët”, tha ai.