Kryetari i Partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një konference për media ka thënë se vendimi i PZAP për anulimin e votave të ardhura nga Serbia, ka thënë është vendim ku ka dëshmuar se në Kosovë ka institucione të cila respektojnë ligjin, raporton InLajmi.
“Sot Kosova nga vendimi i PZAP për ti anuluar kutitë kontrabandë të ardhura nga Serbia, është më e sigurt, ligjore është një Kosovë që ka institucione që respektojnë ligjin”, tha Limaj.
Ai tutje ka thënë se ky vendim na jep më shumë motvim për të respektuar ligjin dhe se për t’i mbrojtur barazitë e qytetarëve të Kosovës.
“Shteti ligjor mbrohet cdo ditë me vepër, shteti ligjor avancohet cdo ditë, cdo anëtar i PZAP, duhet të ndihet krenarë që me vepër kanë avancuar këtë shtet ligjor”, ka thënë ai.
Limaj ka thënë se PZAP ka treguar se nuk ndikohen dhe se e respektojnë ligjin duke kthyer integritetin e zgjedhjeve të Kosovës, ku e ka quajtur gardian i fuqishëm.
“PZAP ka intervernuar për të kthyer rezultatin e rregullt ashtu siç kanë votuar qytetarët e Republikës së Kosovës, i cili ka dalë si gardian i fuqishëm në mbrojtjen e demokracisë në vend”, shtoi tutje Limaj.
Ai shpreh mirënjohje për PZAP pasi që nuk kanë rënë në ndikim por kanë zbatuar ligjin, duke marrë në konsideratë kërkesën e kësaj partie duke i anuluar ato vota të parregullta nga Komisioni Zgjedhor.
Limaj ka thënë tutje për KQZ-në se ky komision nuk ka shpallur asgjë.
“KQZ ka shpallur një rezultat të parregullt dhe ai nuk është rezultati përfundimtar dhe vendimi i PZAP tregon se KQZ nuk ka shpallur bash hic kurgjo”, ka thënë Limaj./InLajmi/