Ekipet e KEDS-it kanë investuar në rrjetin elektrik në një lagje të fshatit Bardhosh të Prishtinës, duke përmirësuar dukshëm tensionin për banorët e kësaj pjese, të cilët kanë pasur shpesh problem me rënien e tensionit.
Këto ekipe kanë filluar me punimet në rrjet, duke ndërtuar linjën 10 kV me përçues ajror dhe me shtylla betoni. Nga tri daljet 0.4 kV, dy nga këto janë punuar me kabllo bistekë dhe një me kabllo nëntokësore. Gjithashtu ekipet kanë bërë riparimin e blindës të tensionit të ulët 400 kVA dhe transformatorin 400 kVA.
Pas këtyre investimeve vlerat e tensionit janë normalizuar.
Duke pasur parasysh që konsumatorët e lagjes në fjalë, kanë qenë duke u furnizuar nga një dalje 0.4 kV, ka qenë e domosdoshme të investohet në përforcimin e tensionit.
Nga ky investim direkt kanë përfituar 105 konsumatorë, por në mënyrë indirekte kanë përfituar shumë konsumatorë të tjerë, pasi është bërë shkarkimi i ngarkesave nga nënstacioni ekzistues. /InLajmi