Ftesat nga Gjykata Speciale nuk kanë të ndalur, kësaj radhe një ftesë të tillë e ka pranuar edhe mjeku Fitim Selimi nga komuna e Lipjanit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë mjeku Selimi përmes rrjetit social Facebookse është ftuar në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë e tij në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot mora ftesë nga zyra e Prokurorit Special, për tu paraqitur në këtë organ në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë time në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndonëse përherë e gjallë, sot më fuqishëm më është rikthyer ndjenja e krenarisë për këtë periudhë më të ndritshme të jetës time.
Fare mos të dyshojë askush dhe i siguroj Unë të gjithë ata që duan të dijnë, që në rrethanat e mospërmbushjes dhe mosrealizimit të popullit e vendit tim me të drejta e liri, me kushtrimin për luftën për çlirim, angazhimi dhe veprimi im me shokët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kulmi i realizimit të identitetit tim personal, familjar e kombëtar dhe veprimi im më i ndërgjegjshëm të cilit nuk do t’i ndryshoja asnjëherë asnjë moment dhe asnjë detal.
Me besim e bindje të plotë në triumfin e së vërtetës së lavdishme për luftën tonë të drejtë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit tim!Sot mora ftesë nga zyra e Prokurorit Special, për tu…
Posted by Fitim Selimi on Monday, 11 November 2019