Një 46 vjeçar është gjendur i pajetë në Lagunën e Karavastas.
Mësohet se viktima është Agim Shkoza, banues në Divjakë. Shkoza ka qënë duke peshkuar me varkë në lagunë, dhe dyshohet se është goditur nga një rrufe.
Njoftimi zyrtar:
Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastas është gjetur pa shenja jete shtetasi Agim Shkoza, 46 vjeç, banues në Divjakë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas ka qënë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe), shkruan albeu.
Po kryhen veprimet proceduriale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.