Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.