Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë të ditur përmes rrjetit social facebook, se së shpejti do të dhurojë edhe 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë, që kanë kushte të rënda socio-ekonomike.
Ai ka thënë se çelësat për 128 shtëpi do të dhurohen brenda këtij muaji.
“Ftesë e hapur për të gjithë! Event shumë i madh gëzimi. Do të dhurohen 128 shtëpi të reja. Shqiptarët të bashkuar këtë nëntor i bëjnë 128 familje të gëzuara dhe këtë event të pa harruar”
“Me datën 28 nëntor ora 13:00 ne sallën sportive Sezai Surroi në Prizren në prani të shumë personaliteteve të artit, kulturës, sportit, politikës, personelit të shumë ambasadave në Kosovë bëhet dhurimi i 128 palë çelësave të shtëpive të reja për familje nevojtare”, ka shkruar Kastrati./InLajmi/