Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka refuzuar ta lirojë nga burgu një person të dënuar me burgim të përjetshëm pasi ai pretendoi se e ka përfunduar vuajtjen e dënimit për shkak se për një moment ishte i vdekur.
Benjamin Schreiber, 66 vjeç, ishte dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi të faljes për shkak se e kishte goditur për vdekje një burrë në vitin 1996.
Ai tha se e ka përfunduar dënimin me burgim të përjetshëm kur zemra e tij ishte ndalur para katër vjetësh, ndonëse ai ishte mjekuar nga mjekët dhe gjendja e tij ishte përmirësuar.
Megjithatë, gjykata tha se pretendimi i tij nuk është bindës dhe se ai nuk ishte i vdekur.
Në vitin 2015, Schreiber ishte helmuar për shkak të gurëve në veshka dhe kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në spital, por më vonë shëndeti i tij ishte forcuar dhe ai ishte kthyer në burg, përcjell Gazeta Express.
Kërkesa e tij për lirimi fillimisht ishte refuzuar nga një gjykatë e qarkut, ndërsa disa ditë më parë ajo u rrëzua edhe nga gjykata e apelit, e cila tha se dënimi i këtij të burgosuri mbaron vetëm atëherë kur një mjek e shpallë atë të vdekur, shkruan “BBC”.