Vazhdojnë edhe më tutje të jenë cak i sulmeve që nuk ia dojnë të mirën futbollit kosovar.
Fjala është për gjyqtarët kosovarë që edhe më tutje përballen me probleme të shumta, sidomos nga sulmet e tifozëve apo zyrtarëve të klubit.
I fundit që ka rënë pre e këtyre ishte gjyqtari Diamant Hoti, i deleguar për ta ndarë drejtësinë në duelin e nivelit të fundit të futbollit kosovar, Opoja-Rilindja e Kosovës.
GazetaBlic ka siguruar disa foto të gjyqtarit, e ku dhuna ishte evidente.
Sipas informatave që posedon gazeta, ai u sulmua në minutën e fundit të kohës së rregullt.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Shoqatës së Referëve të rajonit të Gjakovës dhe Pejës, shkruan zëri.
Ata kanë kërkuar që institucionet e sigurisë të marrin masa ndaj klubit opojan, derisa mbetet të shihet ditëve të ardhshme nëse do të ketë diçka më konkrete sa i përket kësaj çështjeje.