Nuk priti as 24 orë prej takimit të fundit të grupeve punuese mes LDK-së e Vetëvendosjes, dhe Isa Mustafa mblodhi kryesinë.
Këtu u njoftua në detaje për mbarëvajtjen e bisedimeve në gjashtë raundet e negociatave ndërmjet përfaqësuesve të dy partive.
Kreu i Lidhjes Demokratike po del të jetë i kënaqur me rrjedhën e dialogut të deri tashëm, derisa këto po i thotë në prani të gjithë nënkryetarëve.
Teksa e pranoi se kandidati për kryeministër do të jetë nga Vetëvendosja, tha se megjithatë me këtë subjekt politik nuk kanë gjuhë të përbashkët në disa pika.
Por edhe ato të ndarjes së posteve, Mustafa do t’i diskutojë me kreu e Vetëvendosjes Albin Kurtin, kur të takohen pas certifikimit të rezultateve, transmeton Klan Kosova

Me të, ky do të bisedojë edhe për postin e presidentit, por që kandidati tha se nuk do të propozohet tani.