Muhaxheri thumbon Hazirin:“Emri i kryeministrit të ardhshëm ka kaluar përmes popullit

5
SHPERNDARJE
39
PAMJE

Kryetari i Pejës njëkohësisht nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se për të pasur sukses koalicioni VV-LDK duhet të ketë dy mandate.

Muhaxheri ka thënë se dialogu dhe “Republika e Kosovës” janë dy pika të rëndësishme që LDK dhe VV duhet t’i zgjidhin para se të formohet qeveria.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se është shumë normale që posti i Presidentit duhet të diskutohet tash sepse duhet të definohet tash si do të jetë qeverisja brenda tetë viteve.

I pyetur nëse “kryeministri kalon përmes zyrave të LDK-së”, Muhaxheri ka thënë se kjo nuk qëndron.

“Emri i kryeministrit të ardhshëm ka kaluar përmes popullit. Ai nuk mund të kaloj as nga zyrat e LDK-së e as nga zyrat e ambasadave”në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini,

Muhaxheri ka thënë se duhet krijuar një diskurs publik që kryeministri i takon partisë së parë derisa ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Të ngjajshme Postime

Postimi tjetër

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.