Gjatë ditës së djeshme reperat më të preferuar në estradën shqiptare e që janë Majk dhe Capital t, e kanë publikuar këngën që mbante titullin “Hala” që duket se u pëlqye shumë nga publiku duke u bazuar nga klikimet që ka arritur brenda disa orësh.
Por, ka një detaj në tekstin e Majkut i cili ka zbuluar nga jeta e tij private ku ka thënë se ka qenë i lidhur me vajzat më të bukura të sh oëbizit shqiptar.
“Kerrin ma t’mirë në autostradë. Tu i nxo femnat ma t’mira në estradë”, këndon Majk.
Kurse nuk ka përmendur asnjë emër, ai njihet si njeri që e ruan mirë jetën e tij private.
Kujtojmë se ky është bashkëpunimi i dytë i reperëve, e që i pari ka pasur një sukses jashtëzakonisht të madh. /InLajmi/