Këngëtari Labinot Tahiri – Labi, kishte qenë mjaftë i zëshëm në Kuvendin e Kosovës gjatë legjislaturës së kaluar. Por në zgjedhjet e fundit nuk arriti të e kaloj pragun për tu bërë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ai tashmë nuk do të jetë deputet pasi ka dështuar t’i sigurojë votat e mjaftueshme por përmes nj ë postimi në rrjetin social ka falënderuar votuesit për aq sa vota ka marrë si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Tahiri thekson se “Me vjen keq shumë që u bë dhe bëhet luftë për të qenë deputet dhe bëhet maskarallëk i padrejtë për një votë, dhe atë duke ia marrë Hasanit e tujë ja dhënë Hysenit”.
Labinot Tahiri, ka marrë vetëm 3 mijë e 867 vota si kandidat për deputet nga partia AAK.
Postimi i plotë:
Parlamenti, Besimi dhe Politika!
Në parlament, nuk kishte Zot për shumë kënd, kishte vetëm një (po) që më vonë do të dalë( pa besi)
U mundova të mbijetoj aty me po-në e fortë, ama ishin mësuar me të dalë jo në fjalë( politikan më) por nuk funksionoi gjatë.
Korrektësinë dhe fjalën e dhënë do ta mbaj gjithmonë për qytetarët, ashtu sikurse dhe sot që u përgjigjem rasteve ku nuk ka QEVERI që i rregullon e ju del Zot!
Me vjen keq shumë që u be dhe bëhet luftë për të qenë deputet dhe bëhet maskarallëk i padrejtë për një votë, dhe atë duke ia marrë Hasanit e tujë ja dhënë Hysenit!
E paçi fatin e bardh ju që jeni kuvend, punoni, mos harroni çfarë premtuat para se të jeni aty!
FALEMINDERIT VOTUESVE për aq vota sa kam marrë!
Tani ky shërbëtorë i takon vetëm familjes, qytetarëve dhe shtetit, jo partive, jo qeverisë dhe as parlamentit!
Me popullin për ditë më të mira, dhe për herën tjetër deputet për vendin! /InLajmi