Në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk do të mungojnë këngëtarët, një tjetër këngëtare do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Kosovës.
Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës e cila ka përmbushur numrin e votave për tu bërë deputete përmes rrjetit social ka falënderuar votuesit dhe tregoj se tani për të e rëndësishme është vetëm puna, kontributi në këtë detyrë dhe të jetë e zëshme ani pse është në opozitë.
Ajo si kandidate për deputete e PDK-së ka fituar 9 mijë e 300 vota duke e lënë shumë larg kolegun e saj, ish-këngëtarin, Labinot Tahiri i cili ka marrë vetëm 3 mijë e 867 vota.
Postimi i plotë:
“9303 për besimin, përkrahjen dhe dashamirësinë të gjithë juve qytetar, miq e familjarë, aktivist dhe struktura të PDK-së
U jam shumë mirënjohëse që më dhatë mundësinë për të kontribuar për vendin dhe për të qenë zëri juaj tani nga pozita e deputetit
Asnjëherë nuk më ka munguar vullneti për të mirën e vendin nga cilido pozicion që kam qenë dhe kam vepruar. Me të njëjtin vullnet dhe përkushtim do të vazhdoj edhe më tutje.
Kemi punë shumë edhe duke qenë në rolin e opozitës.
Mos më kurseni as me këshilla e as me kritika konstruktive! Dashni. /InLajmi