Në përpjekje për të harmonizuar programin e mundshëm qeverisës Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në takimin e fundit janë pajtuar pothuajse për gjitha çështjet programe, teksa u tha se brenda 2-3 ditëve do të formalizohet marrëveshja politike mes dy partive.
Në takimin e gjashtë me radhë, i cili zgjati rreth tre orë, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se me anë të këtyre takimeve kanë vendosur një standard të ri për marrëveshje politike.
“Ky ka qenë takimi i fundit për çështje programore. Kemi arritur të përmbyllim pothuajse gjitha çështjet programore. Jemi të gatshëm që për 2-3 ditët e ardhshme të formalizojmë këtë marrëveshje”, tha ai.
Ai po ashtu bëri të ditur se nuk kanë diskutuar për ndarjen e posteve ministrore, përfshi atë të presidentit pas dy vjetësh, shkruan Lajmi.net.
“Prej zhvillimit, ekonomik, arsimit shëndetësisë, kulturë, sport, politika sociale dhe për sa na përket neve kemi arritur t’i përmbyllim diskutimet tona, ne jemi të gatshëm këtë marrëveshje në formë të shkruar do ta dorëzojmë te kryetarët e partive që do të ulën, meniherë pas certifikimit të rezultateve për të konkretizuar dhe për formalizuar këtë marrëveshje”, tha ai.