Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka pasur sot disa takime me përfaqësues të jashtëm politik duke ja nisur nga sekretarja e përgjithshme e shërbimeve të jashtme Evropiane, Helga Schmidt, me euro-deputetët Lucal Mandl e Andrey Kovachev si dhe sekretarin për marrëdhënie me Jashtë të EPP-se, Patrick Voller.
Ajo më tutje tregon se nga këto takime, temat diskutuese kanë qenë shumë produktive.
“Takime e diskutime shumë produktive sot me Sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit të Jashtëm Evropian (EEAS),Helga Schmidt, me euro-deputetët Lucal Mandl e Andrey Kovachev, si dhe me Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të EPP-se, Patrick Voller” ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook. /InLajmi