Oda e Avokatëve të Kosovës përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se avokati Isuf Hakiu nga Ferizaji ka ndërruar jetë, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër.
“06.11.2019, Ferizaj – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Isuf Hakiu.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 07.11.2019 në ora 12:30 në vendlindje (Fshati Greme – Ferizaj)”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Oda e Avokatëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit. /InLajmi/