Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit ka bërë të ditur përmes një komunikate se kanë marrë vendim se të enjten (nesër) do të bojkotohet mësimi për shkak të mospërfshirjes së tyre në bursa.
“Ne si Këshill Studentor i FE duke parë rrjedhën e ngjarjeve të cilat po i dëmtojnë studentët tonë më meritor duke i anashkaluar nga bursa kemi vendosur që të drejtat e studentëve ti mbrojmë me çdo kusht deri në realizimin e tyre. Kështu ne në koordinim me kryetarët e grupeve të studentëve nga të gjitha departamentet e FE (programi Bachelor dhe Master) kemi marrë vendim që nesër me datën: 07.11.209 nga ora 10:00 ta bojkotojmë mësimin”, thuhet në komunikatën e Këshillit studentor të Fakultetit të Edukimit, përcjell rtk.
Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, në shenjë pakënaqësie me mos përfshirjen e tyre në konkursin për bursat dhe që në afatin e nëntorit të mbahet vetëm një provim, të martën kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.