Drejtorit i AKI-së, Shpend Maxhuni, ka dhënë dorëheqje nga funksioni në krye të Inteligjencës kosovare, ky lajm u bë i ditur nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Haradinaj po ashtu tha se Maxhuni gjatë detyrës së tij ka qenë profesional në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit kosovarë.
Postimi i plotë i Ramush Haradinaj:
“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Intelegjencës kosovare.
Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë.
Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.
Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë”. RH /InLajmi