• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 25 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

IKD: Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial i mungon efikasiteti dhe transparenca

J G nga J G
6 November 2019
në Kosovë, Lajme
0 0
0
IKD: Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial i mungon efikasiteti dhe transparenca
0
SHPERNDARJE
19
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019 janë përballur me mungesë efikasiteti, llogaridhënie dhe integriteti në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Kështu thuhet në raportin “Progresi dhe regresi i Këshillave: Raport i monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial (1 prill – 30 qershor 2019)”, të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it.

Gjetjet e IKD-së, tregojnë se tremujori i dytë i vitit 2019, sikurse edhe vitet e mëhershme nuk ka shënuar progres në drejtim të shtimit të efikasitetit të këtyre mekanizmave të kontrollit, veçanërisht tek sistemi gjyqësor.

Në anën tjetër, gjatë vitit 2019 janë shënuar shumë raste kur gjykatës, prokuror, kryetar të gjykatave dhe kryeprokuror të caktuar kanë rënë në kundërshtim me parimet dhe Kodin e Etikës, por asnjë prej tyre nuk është shkarkuar për shkak të performancës së dobët apo për shkak të masave disiplinore.

Përjashtim bën KPK, e cila gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019, përmes masës disiplinore ka propozuar për shkarkim një prokuror, si dhe ka degraduar një prokuror tjetër brenda sistemit prokurorial.

Sipas legjislacionit pozitiv, Këshillat obligohen që çdo tre muaj të ftojnë kryetarët e Gjykatave, respektivisht kryeprokurorët e Prokurorive për të raportuar para anëtarëve të Këshillave. Përderisa KGJK këtë obligim ligjor e ka përmbushur, KPK nuk është marrë fare me këtë çështje, thuhet në raport.

Përkundër faktit se ka një ngritje relative të efikasitetit të dy këshillave në miratimin e legjislacionit sekondar, për shkak të akumulimit të madh të obligimeve të pazbatuara ndër vite nga të dy këshillat, ende ka rregullore të pa miratuara, obligimi për miratimin e së cilave ka qenë qysh nga ligjet e kaluara, të cilat tanimë janë shfuqizuar.

IKD përgjatë monitorimit të KGJK-së ka gjetur se nuk është përmbushur obligimi ligjor për themelimin e degëve të reja të Gjykatës Themelore të Prishtinës në Komunën e Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Sikurse përcaktohet në ligj, themelimi i tyre do të ndikonte në shkarkimin e Gjykatës më të ngarkuar me lëndë në vend, asaj në Prishtinë, si dhe do të rriste qasjen në drejtësi për qytetarët e këtyre komunave.

Transparenca me publikun, mediat dhe shoqërinë civile, mbetet ende sfidë për KGJK-në dhe KPK-në, të cilën sfidë asnjëri këshill nuk ka vullnet ta tejkalojë.

Sa i përket KGJK-së, të gjeturat e IKD-së për transparencën e KGJK-së gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019 tregojnë se nëse shikohet tremujori i dytë i këtij viti si periudhë e ndarë, KGJK ka një progres të theksuar të transparencës në disa fusha të caktuara.

Sa i përket periudha të kaluara, përkatësisht akteve nënligjore që KGJK ka nxjerrë para 1 prillit 2019, pothuajse është ruajtur status-quo, në kuptim që KGJK as gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019 nuk ka bërë publikimin e atyre dokumenteve.

Ndërsa, sa i përket sistemit prokurorial, IKD gjen se ky sistem ka një regres rapid sa i përket nivelit të transparencës, sidomos pas centralizimit të informacionit prokurorial nga Kryeprokurori i Shtetit, përmes Rregullores së KPK-së për Shërbimin e Komunikimit në Sistemin Prokurorial.

Gjatë vitit 2018, përqindja e kërkesave për qasje në dokumente publike dhe informata në të cilat IKD nuk kishte marrë përgjigje kishte qenë 51.45%, derisa kjo përqindje kishte rënë gjatë tremujorit të parë të vitit 2019 në 19.23%, i cili fakt në raportin e kaluar të IKD-së është evidentuar si progres.

Por, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019, pra pas centralizimit të informacionit nga ZKSH, kjo përqindje është ngritur në 81.03%. Kjo e dhënë flet për atë se sistemi prokurorial tanimë është pothuajse hermetikisht i mbyllur dhe plotësisht jo transparent, përpos rasteve përjashtuese.

IKD ka gjetur se këshillat vazhdojnë me qasjen e njëjtë në raport me marrjen e vendimeve si dhe miratimin e legjislacionit sekondar, duke bërë shkelje të vazhdueshme të ligjit, dhe se me këto veprime cenohet rëndë ligjshmëria dhe legjitimiteti i sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Po ashtu, si në KGJK ashtu edhe në KPK mungon qasja profesionale në raport me draftimin e legjislacionit sekondar të këshillave, thuhet më tej në raport.

Mungesa e vullnetit dhe integritetit të dy këshillave për t’i përmbushur me efikasitet, integritet dhe profesionalizëm obligimet e tyre kushtetuese dhe ligjore është mesazhi më i keq që këta dy këshilla mund të përçojnë tek gjykatësit dhe prokurorët, si dhe tek publiku i gjerë. Kjo qasje e shndërron në parim të punës jo efikasitetin, mungesën e llogaridhënies dhe pa ndëshkueshmërinë, transmeton RTK.

Në pjesën e gjetjeve të veçanta të monitorimit të IKD-së për sistemin gjyqësor dhe prokurorial, raporti trajton temën e procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të departamenteve speciale, “kërcënimin” e Sindikatës së Judikaturës për futje në grevë, kërcënimin me bombë në KGJK, ndërprerjen e procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të PSRK-së, dështimin në praktikë të Rregullores së KPK-së për Shërbimin e Komunikimit, “luftën e ftohtë” të KPK-së me koordinatorin Shqipdon Fazliu si dhe shpërblimin që KPK ia ka bërë në mënyrë të kundërligjshme Kujtim Munishit për ta emëruar si ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Prishtinës.

Në fund raporti, ofron rekomandimet konkrete se si të rritet transparenca, efikasiteti dhe llogaridhënia në sistemin prokurorial dhe gjyqësor.

Tags: EfikasitetiKëshilli gjyqësorKëshilli Prokurorial
Postimi i mëparshëm

"Ndizen" mediat serbe - Albin Kurti intervistohet nga televizioni serb, pranë kishte flamurin kuq e zi

Postimi tjetër

Jep dorëheqje drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni

Të ngjajshme Postime

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin
Politikë

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

25 June 2025
Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar
Bota

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

25 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Sot pritet të kemi një ditë shumë të nxehtë verore

25 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Aksident trafiku në Lipjan, humb jetën ngasësi i motoçikletës

24 June 2025
Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin
Bota

Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

24 June 2025
Mesazh i ri nga djali i Shahut për iranianët: Regjimi po shembet, vetëm ne mund ta përfundojmë këtë luftë
Bota

Mesazh i ri nga djali i Shahut për iranianët: Regjimi po shembet, vetëm ne mund ta përfundojmë këtë luftë

24 June 2025
Postimi tjetër
Jep dorëheqje drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni

Jep dorëheqje drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni

Lajmet e fundit

Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez

Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez

25 June 2025
Faqja zyrtare e Liverpoolit shkruan për Dua Lipen

Faqja zyrtare e Liverpoolit shkruan për Dua Lipen

25 June 2025
Liamj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet

Liamj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet

25 June 2025
Dështimi i 37–ti, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 37–ti, nuk ka konstituim të Kuvendit

25 June 2025
Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme

Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme

25 June 2025
Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

25 June 2025
Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

25 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu