Sot janë bërë tre vite nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Më 5 nëntor të vitit 2016 Dehari u vra në rrethana të panjohura në burgun e Prizrenit.
Sot në këtë përvjetor të tij, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, së bashku me familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që ia morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.
Për tek varri i babit të saj ishte nisur edhe Arsa Dehari e veshur me bluzën “Drejtës për Astritin” dhe me një lule në dorë.
Arsa Dehari është vajza e Astrit Deharit e cila u linda shtatë muaj pas vdekjes së aktivistit Dehari. Ndërsa emri i saj, mbanë pikërisht shkronjat e babait të saj.
Kurse babi i të ndjerit Astrit Dehari, Avniu falënderoi të gjithë në emër të familjarëve për mbështetjen që po i ofrojnë familjes së tij në këto ditë.
Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një sërë aktivitetesh.
Duke filluar nga ora 12:00 do mbahet marshi me moton: “Një popull për drejtësi”, pastaj në selinë qendrore të Vetëvendosjes do të dhurohet gjak, shkruan Insajderi.
Ndërsa në Prizren, do ndizen qirinj për të përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili u gjet i vdekur në qelinë ku po mbahej