Kryeministri në detyrë dhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja e kryesisë të kësaj partie ku kanë vendosur që të fillojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme.
“Me qëllim që t’u hapen rrugë reformave, Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka vendosur që të fillojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme, në të gjitha nivelet, duke instaluar sistemin një delegat – një votë. Poashtu, parashihet që në ndryshimet statutare, të përfshihet zgjedhja me votë nga baza për të gjitha pozitat në parti, duke menjanuar emërimet dhe zgjedhjet ex-officio”, ka shkruar ai.
Ai tutje ka shtuar se ndryshimet e statutit të AAK-së do të miratohet në Kuvendin e Punës, Për datën e mbajtjes ku do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Drejtues.