• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 19 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Histori e dhimbshme: Foshnja e braktisur në QKUK, vdiq një javë pasi u la nga prindërit

J G nga J G
5 November 2019
në Kosovë
0 0
0
Histori e dhimbshme: Foshnja e braktisur në QKUK, vdiq një javë pasi u la nga prindërit
5
SHPERNDARJE
43
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në muajin shkurt të këtij viti, në Klinikën e Neonatologjisë që funksionon në kuadër të QKUK-së, një çift e kishte braktisur foshnjën e tyre të porsalindur. Kjo foshnjë e gjinisë femërore kishte lindur me disa probleme shëndetësore dhe për më shumë se një javë kishte qëndruar në kujdesin intensiv të Neonatologjisë e braktisur nga prindërit e saj, ku edhe kishte ndërruar jetë. Por janë edhe dhjetëra fëmijë të tjerë, të cilët u lanë në mëshirën e fatit duke u braktisur në momentin e parë pasi që kanë ardhur në këtë jetë. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti u braktisën 38 foshnja.

Gentiana HASANI

Në moshën 30-vjeçare, një grua kosovare e kishte lindur një vajzë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Por disa minuta pas lindjes kjo grua e kishte braktisur foshnjën e saj, duke e lënë të sëmurë pranë mjekëve të QKUK-së.

Foshnja e gjinisë femër kishte lindur me asfiksi perinatale në muajin shkurt të këtij viti. Me këtë diagnozë ishte trajtuar për më shumë se një javë në kujdesin intensiv të QKUK-së. Por aty, fatkeqësisht nuk kishte mundur t’i mbijetojë sëmundjes dhe e braktisur nga prindërit e saj kishte ndërruar jetë.

Por janë edhe dhjetëra fëmijë të tjerë, të cilët thuajse çdo muaj braktisen nga ata të cilët ua japin jetën – prindërit.

Sot ka qëndruar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Aty ku vetëm në dhjetë muajt e parë të këtij viti janë braktisur 38 foshnja.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, ka dhënë detaje për foshnjat të cilat po braktisen nga prindërit e tyre. Ai ka deklaruar se vetëm në dhjetë muajt e parë të këtij viti në Klinikën që ai drejton, janë 38 foshnja të cilat janë braktisur nga prindërit e tyre.

“Klinika e Neonatologjisë i trajton edhe foshnjat e braktisura që lindin në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, por edhe ato rastet që gjenden në terren dhe që sillen në klinikë përmes punëtorëve socialë dhe policisë. Gjatë këtij viti në Klinikën e Neonatologjisë janë sjellë 38 raste sociale. Prej tyre 26 janë bërë në bashkimin familjar ku njëri nga prindërit ka pranuar që të kujdeset për foshnjën, ndërsa 12 raste sociale mbesin që të përkujdeset departamenti i mirëqenies sociale që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thotë Gojnovci.

Megjithatë, kjo shifër është më e lartë sesa ajo e vitit të kaluar. Në vitin 2018, në Neonatologji ishin braktisur 29 foshnja.

“Ndërkohë, vitin e kaluar kanë qenë 29 raste, foshnja që i ka trajtuar klinika jonë. Prej tyre 20 bashkim familjar e nëntë raste janë marrë nga ana e departamentit për mirëqenien sociale që funksionon në kuadër të Ministrisë”, sqaron tutje doktori.

Arsyet që çojnë në braktisjen e këtyre fëmijëve janë të ndryshme. Kështu po deklarojnë mjekët e Klinikës së Neonatologjisë, në të cilën foshnjat e porsalindura e që braktisen nga prindërit e tyre, qëndrojnë rreth 28 ditë. Pastaj me ndihmën e Qendrës për Punë Sociale, këto foshnja dërgohen për në strehimore. Aty ku edhe birësohen nga persona të ndryshëm.

Në këtë klinikë momentalisht janë duke u trajtuar vetëm dy foshnja që janë braktisur nga prindërit.

“Për momentin në Klinikën tonë janë 2 foshnja që trajtohen në Neonatologji. Klinika jonë i bën të gjitha trajtimet dhe ekzaminimet e këtyre foshnjave dhe kujdeset për këto foshnja vetëm 28 ditë. Pastaj kalon në departamentin e Mirëqenies Sociale”.

E ndërkohë, Klinika e Neonatologjisë, si pothuajse të gjitha klinikat e tjera në QKUK, ka nevojë për infermierë të rinj. Kërkesë kjo të cilën Gojnovci thotë se ka kohë që e ka parashtruar pranë organeve të menaxhmentit të SHSKUK-së.

“Edhe më herët ne kemi bërë ankesë për numrin jo të mjaftueshëm të infermierëve. Këtë vit kemi pranuar pesë infermierë. Ende kemi nevojë për infermierë të rinj. Por foshnjat e braktisura kanë 24 orë në javë kujdesin maksimal”, sqaron doktori, shkruan Gazeta Exspress.

Ndryshe, bazuar në Raportin vjetor të Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjes në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ndër shkaqet kryesore që këto nëna të reja braktisin fëmijët, thuhet se janë kushtet sociale dhe ekonomike, por edhe mospajtimi mes çiftit dhe familjes së vajzave për t’i mbajtur këta fëmijë.

 

 

Tags: Foshnja e braktisurNdërron JetëQKUK
Postimi i mëparshëm

Ramush Haradinaj: Në mbledhje të kryesisë vendosëm të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e brendshme

Postimi tjetër

Sa vota i mori “kopja” e Kurtit si deputet i ri nga radhët e VV-së

Të ngjajshme Postime

Plaçkitën ari në vlerë të mbi 600 mijë €, zbulohet se hajnat shpuan murin dhe u futën në argjendari
Kosovë

Plaçkitën ari në vlerë të mbi 600 mijë €, zbulohet se hajnat shpuan murin dhe u futën në argjendari

19 January 2026
Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
Kosovë

Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

19 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës
Kosovë

Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës

15 January 2026
IKSHPK: Monitorimi i ujit të pijshëm vazhdon, probleme në disa zona të Gjilanit dhe Klinës
Kosovë

IKSHPK: Monitorimi i ujit të pijshëm vazhdon, probleme në disa zona të Gjilanit dhe Klinës

15 January 2026
BE nis heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, pritet lirimi i mbi 400 milionë eurove
Kosovë

BE nis heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, pritet lirimi i mbi 400 milionë eurove

15 January 2026
Postimi tjetër
Vetëvendosje do të apelojnë ndaj Supremes për shkak të vendimit të votave të mërgatës

Sa vota i mori “kopja” e Kurtit si deputet i ri nga radhët e VV-së

Lajmet e fundit

Ndërron jetë stilisti i njohur italian Valentino

Ndërron jetë stilisti i njohur italian Valentino

19 January 2026
Hygerta për Albën: E meriton fitoren vetëm se është bërë “hor” në të gjitha kuptimet

Hygerta për Albën: E meriton fitoren vetëm se është bërë “hor” në të gjitha kuptimet

19 January 2026
Rusia shfrytëzon dimrin si armë kundër ukrainasve

Rusia shfrytëzon dimrin si armë kundër ukrainasve

19 January 2026
Pse e hëna, 19 janar 2026, njihet si dita më depresive e vitit?

Pse e hëna, 19 janar 2026, njihet si dita më depresive e vitit?

19 January 2026
Nga NIPT-i deri te pasojat e moszbatimit; Çfarë përmban ligji i ri për VIP- at dhe Influencerët shqiptar

Nga NIPT-i deri te pasojat e moszbatimit; Çfarë përmban ligji i ri për VIP- at dhe Influencerët shqiptar

19 January 2026
Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash

Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash

19 January 2026
Çfarë është sistemi i mbrojtjes nga ‘Kupola e Artë’ i Donald Trump dhe si do të funksiononte ai?

Çfarë është sistemi i mbrojtjes nga ‘Kupola e Artë’ i Donald Trump dhe si do të funksiononte ai?

19 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu