Rreth dy muaj më herët ka nisur dekorimi i kryeqytetit që është paralajmërim se festat e fundvitit po afrohen.
Komuna e Prishtinës ka nisur dekorimin e qytetit të premten që shkoi, pas kritikave që kishte marrë viteve të kaluara për vonesë të dekorimit të qytetit për festat e fundvitit.
Por në Komunën e Prishtinës thonë se nisja e dekorimit të kryeqytetit nuk ka të bëjë me këtë, por se është çështje e kompanisë kontraktuese.
Miranda Mullafazliu zëdhënëse e Komunës së Prishtinës ka thënë se tashmë dekorimi i kryeqytetit për festat e fundvitit ka filluar dhe se kjo është bërë me qëllim që kompania kontraktuese t’i përfundojë punimet në kohë, shkruan Periskopi.
“ Dekorimi i kryeqytetit ka nisur të premten. Ky është vendim i kompanisë kontraktuese që merret me dekorimin, pasiqë ata e kanë vlerësuar që të nisin tani me dekorimin në mënyrë që të jetë gati në kohë”, tha Mullafazliu.