Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë së hënës janë ngritur 43 aktakuza kundër 55 personave.
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 43 aktakuza kundër 55 personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 13 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Me kërkesë të Prokurorisë së Pejës gjatë bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari janë konfiskuar tri armë zjarri, dhe i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në ndalim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me kërkesë të Prokurorisë së Pejës gjatë bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari janë konfiskuar tri armë zjarri, dhe i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në ndalim. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se premte ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza ndaj tetëmbëdhjetë (18) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu, Departamenti për të Mitur, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi. Gjithashtu, kjo prokurori, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale, shkruan lajmi.net.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.