“Kemi një javë të fortë përpara. Ne përballemi me Olimpiacosin në Champions League të mërkurën dhe duam të kualifikohemi për raundin tjetër. Të shtunën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Dortmundit dhe duhet të fitojmë derbin më të rëndësishëm të Gjermanisë, përcjell Bota sot.
“Kovac? Hansi Flick ka besimin tonë dhe mendoj se është njeriu i duhur për momentin”, – tha Rummenigge. Byerni shkarkoi Niko Kovacin pas humbjes 5-1 me Frankfurtin. Kampionët e Gjermanisë nuk po luanin mirë prej javësh dhe sinjalet drejt teknikut kroat ishin përcjellë.