Bojan Stojanoviq, ish-kryetari i Komunës së Graçanicës, sot ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare.
Këtë e bënë të ditur Lista Serbe me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Humbje e madhe për familjen Stojanoviq, por edhe për skenën politike serbe, është shkuarja e hershme e Bojan Stojanoviqit, i cili në vitet e fundit, si anëtar i Listës Serbe, ka dhënë kontributin për unitetin e serbëve në Kosovë dhe në luftën për jetë më të mirë të qytetarëve tanë”, shkruhet në postimin e Listës Serbe.
Stojanoviq ishte duke punuar si zëvendësministër në Ministrinë e Financave.
https://www.facebook.com/srpskalista.net/posts/2425044674481962