Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Loredana Zefi, ka rrëmbyer një çmim në ceremoninë “MTV EMA 2019”.
Loredana ka fituar çmimin si “Performanca më e mirë zvicerane”.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë rep-artistja Lori përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
Loredana nuk ka shkruar asgjë përkrah fotos veçse e ka ripostuar atë.
Ndryshe, “Genick” është projekti i fundit muzikor i Loredanës. Këngë kjo që është publikuar në muajin shtator dhe deri më tani është mirëpritur shumë nga fansat e saj duke shënuar mbi 17 milionë klikime në YouTube./InLajmi/