Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar 24 vjetorin e vdekjes së Anton Çettës.
Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se iluministi atdhetar, Anton Çetta, përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia doli që me lëvizjen e tij ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi.
“Kujtimi për humanistin Anton Çettën nuk është zbehur as pas 24 vjetësh që nga vdekja e tij”, shtoi Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
“Iluministi atdhetar, Anton Çetta, përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia doli që me lëvizjen e tij ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi. Kujtimi për unifikuesin shqiptar, pajtimtarin e mijëra gjaqeve dhe humanistin e madh nuk është zbehur as pas 24 vjetësh nga vdekja e tij. Angazhimi i tij me peshë historike do të jetë frymëzues për brezat”. /InLajmi/