Sot këngëtari i njohur i “ThreeDots” Bruno feston ditëlindjen. Për ditëlindje mori shumë urime.
Por në mesin e shumë urimeve më i vuçanti ishte i bashkëpunëtorit dhe mikut të ngushtë, Flor Mumajesit.
Kantautori i njohur publikoi një pjesë të coverit të kënduar nga Bruno dhe i dedikoi disa fjalë mjaft të veçanta.
“Gëzuar ditëlindjen, u rrite tani dhe pse për vëllezërit e tu gjithmonë do mbetesh më i vogli”, shkruan Flori.
Të dy këngëtarët janë nga më të pëlqyerit dhe bashkë numërojnë shumë bashkëpunime të suksesshme. /InLajmi/