Ronnie Foster nga Pink Hill, Kalifornia e Veriut, vuan nga kanceri i zorrës së trashë. Ndërsa ai u nis për në spital për trajtimin e fundit të kimioterapisë, atij i ndodh e papritura.
Sipas Komisionit të Lotarisë në Karolinën e Veriut, ai ishte në rrugë kur zbuloi se kishte fituar 200.000 dollarë.
Fostëri në një deklaratë tha se nuk mund ta besonte shumën e parave që kishte fituar, shkruan gazeta Express.
Kur u pyet se si planifikonte t’i shpenzonte paratë, Ronnie tha se do t’i paguante faturat mjekësore dhe do të kursejë për të ardhmen.