• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Merkel nderohet me çmimin Theodor-Herzl

J G nga J G
28 October 2019
në Bota
0 0
0
Merkel nderohet me çmimin Theodor-Herzl
2
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kongresi Botëror i Hebrenjve nderon me Çmimin Theodor-Herzl personalitetet që angazhohen për idealin e një bote më të sigurt e tolerante për popullin hebre. Merkel e merr me të drejtë këtë çmim, mendon Michel Friedman.

Në shikim të parë duket paradoksale: Pas sulmit në sinagogën e qytetit Halle, pas shumë sulmeve shpirtërore por edhe sulmeve fizike ndaj simboleve hebreje, kancelarja gjermane Angela Merkel nderohet me Çmimin World Jewish Congress. Po, është e vërtetë që jeta në Gjermani nuk ka qenë kurrë më parë për popullin hebre, pas vitit 1945, kaq e tendosur, kaq seriozisht e rrezikuar si sot. Kjo gjendje është pasojë e një realiteti unik në historinë e pasluftës në Gjermani: Një parti politike e urrejtjes është partia më e madhe opozitare në Bundestag, e zgjedhur nga miliona njerëz, të cilët e kanë ditur se çfarë po bëjnë, kur e kanë votuar Alternativën për Gjermani (AfD) në Bundestag dhe në parlamentet e landeve.

Fakt është që shefi i AfD Alexander Gauland flet lidhur me Hitlerin dhe Rajhun e Tretë, lidhur me Holocaustin, si një “glasë” të historisë. Fakt është që retorika antisemitiste dhe raciste e kësaj partie paraqet më shumë se vetëm një vatër shpirtërore për nxitjen e urrejtjes ndaj hebrenjve, që e dëshmojnë të gjitha studimet shkencore dhe se është rritur niveli i gatishmërisë për dhunë ndaj tyre. Por të gjitha këto nuk e ndryshojnë faktin se shumica e madhe në këtë vend akoma e mbron demokracinë, lirinë, të drejtat e njeriut dhe vlerat njerëzore.

Përderisa një minoritet në rritje është i mendimit, se mund të preken vlerat e njeriut – pikërisht njerëzve hebre – shumica po dërgon sinjale të tjerë. Fakti që këto po mbeten të heshtura dhe në pjesë të madhe pa efekt, nuk ka të bëjë vetëm me atë që shumica e kundërshtarëve të këtyre forcave antidemokratike nuk po vepron me vendosmëri. Njëkohësisht duhet kritikuar qartë: Një pjesë e policisë, prokurorive dhe organeve të drejtësisë nuk e kanë analizuar sa duhet rrezikun nga ekstremizmi i djathtë dhe nuk kanë vepruar. Por edhe në skenën politike është menduar pjesërisht se problemi i ekstremizmit të djathtë, urrejtjes ndaj hebrenjve dhe terrorizmit të djathtë në dekadat e fundit është shoqëruar me fjalët: “Nuk mund të ndodhë ajo që nuk guxon të ndodhë”, në vend se të veprohet me një ofensivë të qartë dhe të eliminohen problemi i përgjithshëm shoqëror, që nuk ka të bëjë vetëm me një minoritet, në këtë rast me popullin hebre.

Megjithatë Angela Merkel nderohet me këtë çmim me të drejtë. Ajo personalisht por edhe në funksionin që ushtron, ka treguar gjithmonë fytyrën e saj shumë qartë. Por edhe ajo duhet të përballet me pyetjen: Pse në një periudhë prej më shumë se dhjetë vitesh sa është kancelare e Gjermanisë, nuk është bërë më shumë, pse nuk kanë vepruar më shumë institucionet e shtetit. Angela Merkel është angazhuar gjithmonë kundër forcave të djathta radikale dhe ndryshimeve të këtilla në shoqëri, transmeton DW.

Ajo ka qenë një shembull i pozicionimit të drejtë kundër urrejtjes ndaj hebrenjve. Ka bërë të qartë se antisemitizmi dhe sulmet ndaj hebrenjve paraqesin sulme edhe ndaj demokracisë. Antisemitizmi nuk është ndonjë zbulim gjerman. Por Aushvitci po! Megjithatë ky çmim nuk do të thotë vetëm mirënjohje por edhe përgjegjësi për të ardhmen. Një të ardhme, në të cilën prapë ka më shumë respekt dhe vlera njerëzore, në vend të urrejtjes dhe përkufizimeve.

Tags: HebrenjMerkelTheodor-Herzl
Postimi i mëparshëm

Kjo është lista me 101 mënyra se si ta përballoni stresin

Postimi tjetër

Rama dhe Mitsotakis nesër takohen në Athinë

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
Rama dhe Mitsotakis nesër takohen në Athinë

Rama dhe Mitsotakis nesër takohen në Athinë

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu