Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar, me rastin e takimit të paradokohshëm të cilin e ka pasur me diplomatin amerikan Richard Grenell, se ka pasur “një bisedë të mirë dhe pozitive”, por nuk ka dashur të komentojë pretendimet se Grenell i ka ofruar investime të rëndësishme financiare për njohje të pavarësisë së Kosovës.
“E a mendoni ju se dikush tjetër na ofron diçka tjetër? Neve askush nuk na ofron asgjë përveç që ta njohim Kosovën në territor të plotë të saj,shkruan insajderi.
Nëse dini që dikush na ka ofruar diçka tjetër, më thoni. Dhe sidomos më thoni nëse dikujt i kam premtuar pavarësinë e Kosovës, këtë më tregoni!”, ka thënë Vuçiq.