• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 9 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Ekonomi

Banka Botërore shënon progres ndaj bizneseve në Kosovës

J G nga J G
24 October 2019
në Ekonomi
0 0
0
Banka Botërore shënon progres ndaj bizneseve në Kosovës
0
SHPERNDARJE
10
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas një komunikate të marrë nga ministria e tregtisë dhe industrisë, u bë e ditur se në bazë të raporteve të dala nga Banka Botërore e të bërit biznes për vitin 2020, Kosova vazhdon të jetë në procesin e reformave lidhur me përmirësimin e mjedisit afarist. Ky lloj progresi është shënuar në katër fusha: mbrojtja e investitorëve të vegjël, trajtimi i lejeve të ndërtimit, sigurimi i energjisë elektrike dhe zbatimi i kontratave.

Raporti nga Banka Botërore e të bërit biznes përfshin 190 shtete, Kosova është në progres dhe ka mundesi të konkurrohet me shtetet më efektive në këtë fushë.

“Kosova vazhdon me procesin e reformave lidhur me përmirësimin e mjedisit afarist sipas Raportit të Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2020.

Raporti i Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2020, i publikuar me 24 tetor 2019, konfirmon progresin gradual dhe të qëndrueshëm të Kosovës drejt krijimit të një klime të favorshme për biznes dhe tërheqje të investimeve në vendin tonë.

Progres i veçantë është shënuar në katër fusha:

– MBROJTJA E INVESTITORËVE TË VEGJËL: për shkak të hyrjes në fuqi të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, që rrit mbrojtjen ligjore për investitorët e vegjël në korporata, rrit transparencën dhe kontrollet për transaksionet me konflikt interesi.

– TRAJTIMI I LEJEVE TË NDËRTIMIT: për shkak të eliminimit të kërkesës për njoftimin e autoritetit komunal për fillimin e ndërtimit dhe pranimin e inspektimit në lokacion.

– SIGURIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE: për shkak të përmirësimit të sigurimit të energjisë elektrike si rezultat i investimeve në infrastrukturën e rrjetit dhe për implementimit të sistemit automatik për monitorimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe rikthimin e shërbimeve.

– ZBATIMI I KONTRATAVE: për shkak të aprovimit të ligjit të ri për ndërmjetësim.

Progresi në këto fusha ka bërë që Kosova të njihet nga Banka Botërore si njëra nga 20 shtetet më të reformuara në Raportin e të Bërit Biznes 2020

Megjithëse, në raportin për vitin 2020, Kosova ka shënuar një rënie në rangim në pozitën 57-të (nga pozita 44 sa ishte në vitin 2019), dallimi në rangim mes këtyre dy viteve nuk është plotësisht i krahasueshëm për shkak të ndryshimeve metodologjike dhe ndryshimit të të dhënave, që është bërë në mënyrë retroaktive nga Banka Botërore për disa vite. Progresi i bërë nga Kosova është evident nga analizimi i të dhënave nga raporti që tregojnë se Kosova ka shënuar një përmirësim prej plus (+) 2.2 % në lehtësinë e të bërit biznes dhe ka pasur progres në 7 indikatorë nga 10 sa janë gjithsej.

Siç është cekur tashmë, ndryshimet në rangim nga viti 2019 në vitin 2020 nuk janë plotësisht të krahasueshme për shkak të ndryshimeve metodologjike të bëra nga Banka Botërore, të cilat e prekin në veçanti indikatorin Mbrojtja e Investitorëve të Vegjël.

Që nga fillimi i procesit të reformave të bazuara në Raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes, Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdimisht ka theksuar rëndësinë e progresit gradual dhe të qëndrueshëm në përmirësimin e mjedisit afarist dhe përdorimin e kësaj metodologjie si platformë për identifikimin dhe implementimin e reformave rrënjësore, që përmirësojnë lehtësinë e të bërit biznes në vendin tonë.

Siç është theksuar në vazhdimësi, progresi i Kosovës në rangimin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes do të jetë gjithnjë më sfidues për shkak të natyrës gjithëpërfshirëse të reformave që duhet të ndërmerren në mënyrë që Kosova të shënojë progres edhe më të madh dhe të konkurrojë me shtetet më efektive në këtë fushë.

Raporti për të Bërit Biznes 2020 vlerëson lehtësinë e të bërit biznes në 190 shtete”, u tha në komunikatë. /InLajmi/

Postimi i mëparshëm

Vuçiq: Tregoni nëse unë kam premtuar njohjen e Kosovës

Postimi tjetër

Autoritetet kosovare janë përqendruar në Mitrovicën veriore për luftimin e kontrabandës

Të ngjajshme Postime

Kosova përfundon kryesimin e CEFTA-s, Hajdari thotë se po i afrohemi tregut të përbashkët evropian
Ekonomi

Kosova përfundon kryesimin e CEFTA-s, Hajdari thotë se po i afrohemi tregut të përbashkët evropian

3 December 2025
Çmimet në Kosovë shkojnë në qiell: Vezët, mishi dhe produktet bazë dyfishohen brenda një viti
Ekonomi

Çmimet në Kosovë shkojnë në qiell: Vezët, mishi dhe produktet bazë dyfishohen brenda një viti

26 November 2025
Dikur krenari, sot industria e tekstilit në Turqi përballet me krizën më të rëndë në dekada
Ekonomi

Dikur krenari, sot industria e tekstilit në Turqi përballet me krizën më të rëndë në dekada

29 October 2025
AKB: 9 miliardë euro të diasporës janë futur në banesa – kapital i vdekur për ekonominë e Kosovës
Ekonomi

AKB: 9 miliardë euro të diasporës janë futur në banesa – kapital i vdekur për ekonominë e Kosovës

25 September 2025
Rafuna: Ndërprerja e energjisë për bizneset do të jetë skandal
Ekonomi

Rafuna: Ndërprerja e energjisë për bizneset do të jetë skandal

15 August 2025
ZRRE reagon pas vendimit të Komerciales duke paralajmëruar bizneset: Ose kontrata, ose shkyqje
Ekonomi

ZRRE reagon pas vendimit të Komerciales duke paralajmëruar bizneset: Ose kontrata, ose shkyqje

13 August 2025
Postimi tjetër
Autoritetet kosovare janë përqendruar në Mitrovicën veriore për luftimin e kontrabandës

Autoritetet kosovare janë përqendruar në Mitrovicën veriore për luftimin e kontrabandës

Lajmet e fundit

Presidentja Osmani priti Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok

Presidentja Osmani priti Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok

8 December 2025
Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu

Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu

8 December 2025
Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri

Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri

6 December 2025
Katy Perry bën “paraqitjen e saj të parë politike” në Japoni përkrah Trudeau-s

Katy Perry bën “paraqitjen e saj të parë politike” në Japoni përkrah Trudeau-s

5 December 2025
Rreziku i fshehur në kozmetikë; Pse azbesti është kërcënim për shëndetin

Rreziku i fshehur në kozmetikë; Pse azbesti është kërcënim për shëndetin

5 December 2025
Britania ashpërson politikat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u larguar

Britania ashpërson politikat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u larguar

5 December 2025
Tranzicioni i pushtetit në veri, Ambasada e Gjermanisë: Sinjal i rëndësishëm i deeskalimit të mëtejmë

Tranzicioni i pushtetit në veri, Ambasada e Gjermanisë: Sinjal i rëndësishëm i deeskalimit të mëtejmë

5 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu