• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 26 March, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

23 tetori ndër vite

J G nga J G
Wednesday, 23 October 2019, 8:21
në Kalendari historik
0 0
0
24 shtatori ndër vite
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

23 Tetori është dita e 296 e kalendarit gregorian (dita e 297 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 70 ditë.

425 – Valentiniani III zgjidhet Perandor Romak në moshën 6 vjeçare.

1821 – Demetrio Camarda (Dhimitër Kamarda) lindi në Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) – Si gjuhëtar, poet dhe mbledhës e botues i folklorit shqiptar, Kamarda eci në udhën e hapur nga dijetari i madh arbëresh para tij, Jeronim De Rada. Kamarda kishte njohuri shkencore edhe në fushën e gjuhësisë indo-evropiane dhe doli me idenë se shqipja lidhej me greqishten e vjetër, duke iu kundërvënë tezës së vërtetuar nga Franz Bopp se shqipja ishte degë e veçantë në familjen Indoevropiane. Vepra kryesore e Kamadrës, Provë e Gramatikës Krahasuese mbi Shqipen, vlersohet si i pari punim shkencor në fushën e studimit krahasues historik të shqipes. Kamarda njihet edhe për kontributin në përhapjen e alfabetit të përgjithshem shqip në vitin 1869. Ai vdiq ne Livorno të Italisë me 1882.

1871 – Lindi Atë Gjergj Fishta. “Fishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj”. – Zef Valentini. At Gjergj Fishta ishte kryetar i komisionit në Kongresin e Manastirit më 1908, që miratoi alfabetin. Ishte përkthyes i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, pastaj, sekretar i delegacionit. Në fund të vitit 1920, Shkodra e zgjodhi deputet të saj në parlamentin shqiptar. Pas vendosjes së regjimit të Zogut, Fishta u vetë­mërgua në Itali në vitin 1925 /1926, para se se të rifillonte punën si mësues, poet dhe shkrimtar në Shkodër; vdiq më 30 dhjetor 1940. Fishta ishte redaktor i revistës “Hylli i Dritës” (1913 ) dhe gazetës “Posta e Shypnisë” gazetë (1916­1917). At Gjergj Fisha ishte gjithashtu shqiptari i parë kandidat për çmimin Nobel për letërsi. I mohuar e përçudnuar zyrtarisht për 45 vjet nga regjimi komunist, emri iu harrua, ndërsa vargjet e tij qarkullonin në popull, fshehurazi, gojë­më­gojë.

1874 – Lind në në Janjevë afër Prizrenit etnografi, folkloristi, shkrimtari, ndoshta arkeologu i pare shqiptar, Mëhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu, i njohur si Shtjefën Gjeçovi. Ai u arsimua nga françeskanët në Bosnjë (nën kontrollin e Austro-Hungarisë ) shërbeu në vitet 1905 – 1920 mes fiseve malësore (kryesisht Mirditë) si famullitar, mësues dhe mbledhës folklori. Gazeta Albania e Faik Konices u bë platforma e shkrimeve te tij. Gjeçovi u vra nga serbet në vitin 1929, në fshatin Zym afër Gjakovës, ndërsa shërbente si prift dhe mësues i shqipes në atë famulli. Shtatore sot ai ka në Zym dhe një shtëpi muze në fshatin e lindjes. Më 1929, mbreti Zog protestoi ashpër pranë qeverisë së Beogradit kundër vrasjes se tij. Gjeçovi mblodhi dhe shkroi Kanunin e Lekë Dukagjinit, një sërë ligjesh zakonore shqiptare të trasheguara gojarisht ndër shekuj. Ato u botuan pas vdekjes, në vitin 1933. Një botim shqip – anglisht nga Shtëpia Botuese Gjonlekaj, Nju Jork ne vitet 1980, tërhoqi vemendjen e studiuesve të huaj të cilëve për here të pare u binte në dorë një botim anglisht i këtij kanuni.

1892 – Vdiq Abdyl Frashëri, 53 vjeç, një prej ideologëve te parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai ishte me i madhi në moshë mes 3 vëllezërve Frashëri, Naimit e Samiut. Abdyl Frashëri njihet si nismëtar dhe udhëheqës i Lidhjes së Prizrenit (1878) – konsiderohet gjithashtu si i pari që hodhi idenë e një autonomie (përfshirjen e trojeve shqiptare në një vilajet të vetem) – pas shtypjes së Lidhjes (1881), dënohet me vdekje nga gjykata osmane; dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm; qëndroi në burg 3 vjet dhe në internim 20 muaj; për arsye shëndetësore u lirua me kusht që të hiqte dorë nga veprimtaria politike.

1911 – Përdorimi i parë i avionëve në luftë: Një piloti italian niset nga Libia për të vëzhguar vijat e frontit të ushtrisë turke gjatë Luftës turko- italiane.

1915 – Në New York City, 25,000-33,000 gra marshuan në Fifth Avenue për të fituar të drejtën e votës.

Më 23 tetor 1946 delegatët e Kombeve të Bashkuara u thirrën të marrin pjesë në mbledhjen e parë të Asamblesë së Përgjithshme në qytetin e Nju Jorkut. Sesioni u mbajt në një fushë patinazhi të transformuar në sallë mbledhjesh. Tipari mbizotërues i sallës ishte një hartë e botës pa kufi, 18 metra e gjatë dhe 10 metra e gjërë. Në hapje të sesionit nuk u tha ndonjë lutje, për shkak të besimeve të ndryshme fetare të delegatëve. Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Paul-Henri Spaak, kryetar i Asamblesë, hapi takimin me fjalët :“Ose ne do të kemi sukses, ose bota do të përfshihet përsëri nga trazirat, kaosi dhe më së fundi nga lufta.” Presidenti amerikan, Harry Truman, u tha delegatëve se pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara në organizatë simbolizonte fundin e izolacionizmit amerikan.

 

 

Postimi i mëparshëm

Sot takohen grupet punuese të LDK-VV

Postimi tjetër

Barcoleta e ditës

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 26 mars ndër vite?!

Sunday, 26 March 2023, 1:17
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 23 mars ndër vite?!

Thursday, 23 March 2023, 10:01
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 22 mars ndër vite?!

Wednesday, 22 March 2023, 7:12
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 21 mars ndër vite?!

Tuesday, 21 March 2023, 1:05
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 20 mars ndër vite?!

Monday, 20 March 2023, 2:08
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 19 mars ndër vite?!

Sunday, 19 March 2023, 1:49
Postimi tjetër

Barcoleta e ditës

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Lajmet e fundit

Kurti në 24-vjetorin e masakrës së familjes Berisha: E vërteta kriminale serbe nuk zhduket

Kurti në 24-vjetorin e masakrës së familjes Berisha: E vërteta kriminale serbe nuk zhduket

Sunday, 26 March 2023, 16:48
Vuçiq pyetet për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së: Disa nuk janë larg

Vuçiq pyetet për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së: Disa nuk janë larg

Sunday, 26 March 2023, 16:30
  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu