Kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020 janë duke shkuar drejt fundit, ndërsa gara për vendet që dërgojnë në Evropian po fillojnë të mbushen.
Momentalisht, Ukraina, Spanja, Polonia, Belgjika, Rusia dhe Italia janë kombëtaret që kanë siguruar plasmanin në Euro 2020.
Belgjika prin në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për kombëtaret më të mira në botë, megjithatë ajo nuk është kombëtarja me vlerën më të madhe në kontinentin e vjetër.
Sipas renditjes së përgjithshme, Belgjika është e shtata, ndërsa prin Anglia si kombëtarja e vetme në Evropë me vlerë mbi 1 miliard euro, 1.117.000.000 gjithsej.shkruan indeksonline.
Kosova gjendet në pozitën e 30-të nga gjithsej 55 kombëtare, ndërsa Shqipëria zë pozitën e 32-të.