Lutfi Haziri thotë se me ardhjen në pushtet të LDK-së, nuk do të ketë ç’kapje të shtetit më dhe sipas atij do të ishte mirë të arrihej uniteti politik, për temat e mëdha me karakter nacional.
Sipas tij do të ketë stabilitet të madh pas ardhjes së partisë së LDK-së në pushtet!
Për më shumë, ja se si shprehet ai në rrjetin social facebook,shkruan InLajmi.
”LDK ka qenë gjithmonë gardiane e kësaj demokracie, sado fragjile që është. Të jeni të sigurtë se çkapja e shtetit, që është bërë si politike populliste në Kosovë, nuk ka me u leju me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit.
Sfida kryesore e qeverisë në ardhje është që të arrihet uniteti politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional. Nuk kemi komoditet që 11 vjet pas pavarësisë, të jetojmë pa stabilitet!”