Ky stadium nuk është i panjohur në vendin tonë, është stadium i rezistencës kundër okupatorit serb në periudhën e vitit 1991-1999.
Në stadiumin e Hogoshtit u zhvilluan ndeshjet e Kampionatit të Kosovës, madje në vjeshtën e vitit 1997 tuboi mbi 10 mijë shikues në takimin mes Kikës dhe Prishtinën, shkruan Botasot.
Ky stadium është i Kikës dhe nuk ka as tribuna normale por ato janë natyrale siç shihen edhe në foto, të rrethuar nga malet e bukura e diku ka edhe gurinë. Kika garon në ligën e dytë.