• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 17 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sociale Hulumtime

Gjuha spanjolle e mirëseardhur në Universitetin e Prishtinës

J G nga J G
4 November 2019
në Hulumtime
0 0
0
Gjuha spanjolle e mirëseardhur në Universitetin e Prishtinës
0
SHPERNDARJE
101
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në mesin e gjuhëve të huaj që ligjërohen në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, nga 4 tetori hyri si lëndë zgjedhore edhe gjuha spanjolle, shkruan InLajmi.

Me praninë e kësaj lënde, studentët do të kenë mundësi që ta mësojnë gjuhën spanjolle gjatë studimeve universitare.

Ligjëratën e parë të kësaj lënde e mbajti profesori nga Universiteti i Tiranës Serxhi Rama, për studentët e Universitetin të Prishtinës.

 

Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova tha për InLajmin, se kjo gjuhë ka hyrë si lëndë zgjedhore dhe do të ligjërohet nga ky vit akademik.

“Gjuha Spanjolle është lëndë e cila tashmë është në programe të studimit te Fakultetit të Filologjisë si gjuhë e huaj dhe në momentin që zgjedhjet për vitin e parë bëhet e obligueshme, ndërkaq për vitet tjera të Filologjikut mund të llogaritet si lëndë opsionale”, tha dekanja.

Rugova, po ashtu shtoi se arsyeja pse ka vendosur që ta inicioj gjuhën spanjolle në Fakultetin e Filologjisë, është për shkak të shtrirjes së madhe të kësaj gjuhë në të gjithë botën si dhe nevoja që në UP të ketë sa më shumë gjuhë të huaja që ligjërohen.

“Idenë e kam iniciuar nga popullariteti i spanjishtës në botë dhe nga dëshira për të pasur më shumë prani të një gjuhe kaq të njohur botërore edhe në Kosovë”, shtoi tutje Rugova.

Dekanja shtoi më tutje se në një të ardhme të afërt mund të hapet edhe një program i ri i kombinimit të gjuhëve romane i quajtur romanistika që iu mundëson studentëve që të mësojnë disa gjuhë gjatë studimeve.

“ Në të ardhmen mund të mendojmë edhe për një kombinim të gjuhëve romane dhe hapjen e një programi të romanistikës, do të ishte më së i kërkuar nga të rinjtë që duan t’i mësojnë 2-3 gjuhë brenda një programi të studimit” u shpreh dekanja.

Drejtuesi i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci, njëherësh njohës i çështjeve të arsimit tha për InLajmin, se gjuha spanjolle ja vlen të mësohet dhe shpreson që të ketë sa më shumë folës të kësaj gjuhe në vendin tonë.

“Gjuha spanjolle ja vlen të mësohet dhe shpresoj që të kemi sa më shumë folës të kësaj gjuhe në Kosovë. Nuk nevojitet aq shumë për tregun e punës në Kosovë, por ky nuk është qëllimi i vetëm i të mësuarit të një gjuhe të huaj”, tha Pupovci.

Tutje Pupovci, ka shtuar se paisja e qytetarëve më njohuri për gjuhët dhe kulturat e ndryshme e bënë Kosovën të rëndësishme për botën dhe se nuk ndërlidhet mësimi i gjuhës spanjolle me politikat e Spanjës karshi vendit tonë.

“Gjithsesi, njohja e gjuhëve dhe kulturave të huaja nga ana e qytetarëve të saj e bën Kosovën edhe më të rëndësishme për botën. Megjithatë nuk e kisha ndërlidhur mësimin e gjuhës spanjolle me qëndrimet politike të Spanjës dhe shumicës së vendeve Latine ndaj Kosovës” shtoi tutje Pupovci.

 

Edhe profesori universitar Bardh Rugova, e cilëson si shumë të rëndësishme mësimin e gjuhës spanjolle dhe hapjen e horizonteve tjera nga ana e studentëve kosovar.

“Natyrisht, njohja e gjuhëve, gjithnjë do të mundësojë edhe perspektivë ekonomike. Mirëpo, universitetet janë themeluar për dy komponente: ajo ekonomike (tregu i punës) dhe iluminuese. Universitetet nuk janë vetëm për treg pune, sepse atëherë do të shndërroheshin në shkolla zanati. Vlera e universiteteve është, para së gjithash, për iluminimin e përgjithshëm të shoqërisë, për kërkimet studimore dhe hapjen e horizonteve”, tha Rugova.

Po ashtu edhe Rugova, tha se njohja e gjuhës spanjolle nuk duhet të ngatërrohet me çështjet politike të shteteve.

“Futja e spanjishtes nuk ka të bëjë me çështje politike. Universitetet duhet të jenë vende që nxisin dhe krijojnë mendim dhe zhvillojnë kulturë. Politikat janë çështje emergjencash që përkasin në të tjera nivele”, tha tutje profesori Rugova.

Edhe studentët e Universitetit të Prishtinës e kanë mirëpritur futjen e lëndës spanjolle në programet e studimit dhe e cilësojnë si shumë të rëndësishme që studentet të kenë njohuri për shumë gjuhë të botës.

Genita Tahiri, studente në Fakultetin e Filologjisë tha për InLajmin, se studentët duhet të kenë njohuri për secilën gjuhë të botës dhe se është një mundësi shumë e mirë që të mësojnë për një gjuhë dhe një kulturë të re.

“Është shumë e nevojshme për secilin student të ketë njohuri elementare për secilën gjuhë. Përfitimet janë që ne mësojmë diçka të re, eksperiencë të re, mësojmë më shumë për një popull për të cilin nuk kemi aq shumë njohuri”, tha studentja.

Ajo tutje shtoi se mësimi i kësaj gjuhe hapë rrugë të reja për punësimin e studentëve të Kosovës në një shtet siç është Spanja.

“Në secilin shtet ekziston marketingu, kështu që nëse në të ardhmen studentët tanë mundën të punojnë në tregun spanjoll dhe për këtë është mirë të paktën të kenë njohuri elementare për gjuhën”, shtoi tutje studentja.

 

Edhe studentja V.B tha se është shumë e mirëseardhur mësimi i një gjuhe të re, e cila do të iu ndihmoj studentëve të kenë njohuri edhe më shumë.

“Është shumë e mirëseardhur mësimi i gjuhës spanjolle, pasi ka edhe shumë gjuhë të tjera që ligjërohen në Fakultetin e Filologjisë, pse të mos jetë edhe gjuha spanjolle, kjo iu ndihmon shumë studentëve që të kenë njohuri të reja”, tha studentja V.B

Në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës, deri tani ofrohen kurse të anglishtes, të gjermanishtes, të frëngjishtes, të italishtes, të turqishtes, të persishtes, të arabishtes, nga viti i shkuar edhe të kroatishtes, ndërsa nga ky vit akademik ka filluar edhe me kurse të spanjishtes. Spanjishtja është gjuhë latine të cilën e flasin më shumë se 400 milion folës në botë. Gentiana Mani /InLajmi/

Tags: Gjuha spanjolleUP
Postimi i mëparshëm

Stadiumi i rrethuar nga malet e Kosovës

Postimi tjetër

Mendje të çuditshme

Të ngjajshme Postime

OBSH: Gratë punojnë më shumë, fitojnë 23% më pak se burrat
Hulumtime

OBSH: Gratë punojnë më shumë, fitojnë 23% më pak se burrat

7 May 2025
Studimet thonë se automjetet elektrike lëshojnë më shumë mikro-pjesëza toksike në atmosferë
Hulumtime

Studimet thonë se automjetet elektrike lëshojnë më shumë mikro-pjesëza toksike në atmosferë

13 March 2024
E vërtetuar nga shkencarët, truri i burrave dhe i grave funksionon ndryshe
Hulumtime

E vërtetuar nga shkencarët, truri i burrave dhe i grave funksionon ndryshe

23 February 2024
Në epokën e gurit, adoleshentët mbetjet e mishit të drerit i përtypnin si çamçakëz
Hulumtime

Në epokën e gurit, adoleshentët mbetjet e mishit të drerit i përtypnin si çamçakëz

21 January 2024
Arkeologët kanë gjetur varr të lashtë egjiptian 4.500 vjeçar dhe thesare të mahnitshme
Hulumtime

Arkeologët kanë gjetur varr të lashtë egjiptian 4.500 vjeçar dhe thesare të mahnitshme

12 January 2024
5 arsye pse disa njerëz e urrejnë natën e Vitit të Ri
Hulumtime

5 arsye pse disa njerëz e urrejnë natën e Vitit të Ri

26 December 2023
Postimi tjetër
Mendje të çuditshme

Mendje të çuditshme

Lajmet e fundit

Edhe zemra më e fortë lodhet duke u keqtrajtuar

Edhe zemra më e fortë lodhet duke u keqtrajtuar

17 May 2025
Vuçiq në Tiranë: I informova europianët për sulmet e përditshme ndaj popullit serb në Kosovë

Vuçiq në Tiranë: I informova europianët për sulmet e përditshme ndaj popullit serb në Kosovë

16 May 2025
Samiti i KPE në Tiranë, Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

Samiti i KPE në Tiranë, Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

16 May 2025
Rafuna i kërkon ZRRE-së shtyrjen e vendimit për shtrenjtimin e rrymës

Rafuna i kërkon ZRRE-së shtyrjen e vendimit për shtrenjtimin e rrymës

16 May 2025
Blerim Kuqi i bashkohet LDK-së, publikohet fotografia me Abdixhikun dhe Shalën

Blerim Kuqi i bashkohet LDK-së, publikohet fotografia me Abdixhikun dhe Shalën

16 May 2025
Tiranë, liderët evropianë flasin me Trump – Zelensky tregon çfarë u diskutua

Tiranë, liderët evropianë flasin me Trump – Zelensky tregon çfarë u diskutua

16 May 2025
Rritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, Vishaj: Të gjithë pacientët e pavaksinuar

Rritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, Vishaj: Të gjithë pacientët e pavaksinuar

16 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu