Mëngjesin e sotëm Kontesha e Ueseksit u takua me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Siç thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike, kreu i shtetit dhe kontesha diskutuan për nevojën për të punuar bashkërisht për ta sfiduar stigmën që ende i lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me luftën.
Gjatë këtij takimi, po ashtu është folur edhe për kompensim përkatës financiar dhe mbështetje të specializuar për të mbijetuarit e dhunës, shkruan lajmi.net.
Ndryshe, Kontesha e Ueseksit do të marrë pjesë në konferencën ku prezantohen rezultatet e hulumtimit për dhunën seksuale gjatë luftës që mbahet paraditen e sotme në Prishtinë.