Pyetje: Çfarë kanë të përbashkët shimpanzetë, delfinët, oktapodët, elefantët , papagajtë,qentë dhe majmunët.
Përgjigjje: Ata janë disa prej kafshëve më të menqura të botës.
Gama e talenteve të tyre –përfshirë përdorimin e veglave, zgjidhjen e problemeve dhe punën në ekip-i bën ato të parët e klasës.
Përdorimi i veglave
Shumë kafshë kanë zhvilluar teknika të mahnitshme për të siguruar ushqime që përndryshe do të ishin të paarritshme për ta.
Shkabat egjiptiane i përdorin gurët si çekiç për të thyer vezët e forta, kurse trishtili qukapik i nxjerr larvat nga vrimat e pemëve me anë të një gjembi kaktusi.
Më mjeshtre nga të gjithë është shimpanzeja, ajo-jo vetëm përdorë vegla, por edhe i modifikon ato.
P.sh ajo kafshon fundin e “kallamit të peshkimit”, të termiteve , për ta bërë atë më të hollë dhe më të lehtë për të shpuar pirgun e dheut.
Shimpanzetë kanë zhvilluar në mënyrë të zgjuar për të mbledhur termite.
Ato fusin një kërcell në folenë e termiteve dhe pastaj thjesht e tërheqin atë dhe lëpijnë termitet,shkruan InLajmi.
Marrë nga libri : Discovery Channel