Diagnostifikimi i sëmundjeve, trajtimi dhe kujdesi ndaj dhëmbëve, ndërhyrja e menjëhershme shpëton dhëmbin.
Për të ditur procesin e detajuar të dhëmbëve nga prishja e deri tek shërimi më së miri na tregon stomatologu nga QKUK, Astrit Kuqi, i cili gjatë intervistë për InLajmin tregoj gjithçka mbi rëndësinë e dhëmbit dhe mbi shëndetin oral në përgjithësi.
Ai më shprehet se individi duhet të ketë kujdes, duke e bërë shprehi larjen e dhëmbëve mund të e eliminoj çdo sëmundje të dhëmbit edhe atë pa ndërhyrjen e stomatologut. Por nëse individi nuk ka higjienë të mirë të gojës atëherë çdo ndërhyre tjetër është e kotë, pasi që ka procese të një pas njëshme të sëmundjeve të dhëmbëve, të cilat duhet të stopohet me kohë. Ndërhyrja e menjëhershme nga vetë pacienti dhe nga stomatologu, kur prishet dhëmbi është mënyra më e mirë për të shëruar një dhëmb. Dhëmbi ka aq rëndësi po aq sa ka e gjithë shëndeti ynë, andaj duhet të kemi një shprehi ndaj higjienës orale.
Intervista me stomatologun, Astrit Kuqi
- Nga përvoja juaj e punës a mund të na tregoni shqetësimet që kanë kryesisht pacientët kur drejtohen tek mjeku stomatolog? Pacientët sa herë duhet të bëjmë kontrolle tek stomatologu? Cila moshë është më e rrezikuar në prishjen e dhëmbëve dhe cila moshë i kushton rëndësi më shume kujdesit të higjienës së gojës?
“Më së shpeshti janë prishja e indeve të forta respektivisht ose si ‘karies’që njihet në zhargonin popullorë. Por edhe sëmundje të aparatit pshtetës paradolcioumit, gjithashtu dhe flamacionet e indit pulpar. Zakonisht nëse dëshirojmë të ruajmë shëndetin në dhëmbë por edhe aparatit pshtetës në përgjithësi edhe të hapësirës së gojës, duhet të bëhen vizita sistemike, varësisht nga mosha, se a është moshë madhore apo jo edhe vizitat ndryshojnë. Për moshat jo madhore për fëmijët deri në moshën 12 vjeçare preferohet që çdo 6 muaj të bëhen vizitat sistematike, që nënkupton të shkohet tek stomatologu specialist i pededonësisë dhe preventives stomatologjike, i cili apo e cila do të konstatoj praninë apo mos praninë e kariesit që do të thotë lezioneve karitike si dhe sëmundjet e tjera të dhëmbit dhe pastaj të merret me trajtimin e tyre. Ndërsa moshës madhore së paku një herë në vit të bëhen vizitat sistemike.
Sipas hulumtimeve të reja që janë bërë thuhet se të gjitha moshat janë në rrezik, nuk ka ndonjë moshë specifike në të cilën mund të themi se është e rrezikuar ndaj prishjeve të dhëmbëve , e gjithë kjo varet nga shprehitë e pastërtisë, llojet e ushqimeve që përdorin dhe shumë faktor” tha Kuqi.
- Tek ne sa i kushtohet rëndësi shëndetit të gojës kryesisht kujdesit ndaj dhëmbëve?
“Në përgjithësi mund të them se sa i përket popullatës tonë mungon kultura shëndetësore dhe nuk i kushtohet sa duhet kujdes shëndetit oral. Fëmijët e moshave të vogla gjithmonë janë më të rrezikuar, nuk kanë faj fëmijët, por kanë faj prindërit sepse qysh nga dhëmbi i parë prindërit duhet të kujdesen me dhënien e shprehive ndaj pastrimit të dhëmbëve. Kjo shihet qartë sidomos në qendrën e klinikës tonë ku ka një mungesë në përgjithësi të kujdesit të dhëmbëve.
- Cilët janë shkaktarët kryesor në problematikat e higjienës së gojës dhe prishjeve të dhëmbëve? A duhet të ndërhyhet dhe të bëhet mjekimi i menjëhershëm tek dhëmbët e prishur?
“Ka shumë faktor që e shkaktojnë prishjen e dhëmbëve duke u nisur nga ushqimi, që në ditët e sotme konsumojmë vetëm ushqim industrial, sheqernat e përpunuar të cilët e krijojnë bazën për ushqyerjen e mikroorganizmave, ku me shpërndarjen e tyre krijojnë acidet që shkaktojnë prishjen edhëmbëve, po ashtu janë veset e këqija si: mos mbajtja e higjienës orale, parregullsia e larjes së dhëmbëve, mungesa e ligjëratave në shkollat fillore dhe të mesme, shprehitë në familje, të gjitha këto problem na dërgojnë tek dhëmbi i prishur. Së pari nis me kariesin pastaj me pulpitet e deri te paradontiste.
Vizitat sistemike e bëjnë zbulimin e prishjeve të dhëmbit sado e vogël që është sepse janë disa prishje që shihen me sy, po disa të tjera dediktohen me metoda të tjera të cilat janë specifike. Gjatë këtij procesi bëhet verifikimi i gjendjes së mishit të gojës, dhëmbëve dhe atëherë vendoset a të trajtohet apo jo dhëmbi më tutje”.
- Cila është sëmundja më e rrezikshme e dhëmbëve dhe si duhet të trajtohet?
“Sëmundjet më të shpeshta të dhëmbëve janë kariesi, pulpitet, paradonpatit. Tek kariesi duhet te largohet në tërësi masat karioze, të sanohet dhe të zëvendësohet substance e humbur me mbushje definitive, tani kemi shumë zgjedhje të materialeve të reja që pak a shume e imitojnë formën, ngjyrën po edhe fortësinë e dhëmbit. Ndërsa tek pulpitet janë inflamacioni i indit pulpar, duhet të bëhet largimi i atij indi pulpar të inflamuar pastaj mbushja e kanaleve, kompozimi i kurorës me mbushje definitive.
- Sa ndikon regjimi ushqimor në shfaqjen e këtyre problemeve?
“ Kariesi është shkatërrimi i indeve të forta si pasoj e aktivitetit të baktereve nga migrofimi që ndodhet në hapësirën e gojës kur ka ushqim të tepërt që përdor individi dhe nuk i mirëmbahet higjienës, do të thotë nuk e bënë pastrimin e rregullt të dhëmbëve dhe mbetjet e ushqimit sidomos të pasura me karbohidrate shpërndahen me këto bakterie, ku si produkt përfundimtar janë acidet të cilat gryejnë zmaltin që është substance më e fortë në organizmin tonë nëse bëhet intervenimi i menjëhershëm mund të shpëtoj dhëmbi, por nëse jemi neglizhent vazhdohet prishja edhe më e thellë, siç janë pulpitet, gangrena dhe mund të humbet dhëmbi përgjithmonë”.
- Sa herë duhet t’i pastrojmë dhëmbët? Tregoni mënyrën e saktë se si duhet të mbajmë higjienë të mirë ndaj gojës dhe dhëmbëve?
“Pastrimi i dhëmbëve së paku është dy herë në ditë, sidomos tek moshat e vogla duhet që prindi duhet të ketë kujdes t’i mësoj fëmijët duke e kultivuar një edukatë ndaj shprehive të higjienës së gojës në përgjithësi. Pastaj, pasta duhet të jetë për fëmijë adekuate. Të mësohet të pështyj, e mos të e përpijë pasi që mund të jetë e rrezikshme. Për të rriturit duhet dy herë në ditë nga 2 minuta të bëhet pastrimi i dhëmbëve.
Shërbimi i pastrimeve tek stomatologu është i përkohshëm, është mënyrë pak më ndryshe se pastrimi i përditshëm.
Në institucione publike e kemi teknologjinë më të re sidomos në QKUK, nëse shkojmë nga metodat e diagnostifikimit tani e kemi marrë 3D skenerin, i cili na tregon për diagnozat e indeve të forta të dhëmbit dhe çrregullimeve të tjera që mund të na paraqiten, por në përgjithësi në të gjitha klinikat metodat e trajtimit janë bashkohore.”
- Po për estetikën e dhëmbëve çfarë mund të në thoni, nevojë apo luks mund të jetë?
“Janë dy lloje të zbardhimeve të dhëmbëve zbardhimi që kryhet në ordinancë tek stomatologu dhe në shtëpi. Dallimi është se në ordinancë është i kontrolluar dhe i menaxhuar nga vetë stomatologu. Ka kohë të caktuar të aplikimit kësaj procedure sepse zbardhimi ka të bëjë me një gell dhe përmes saj largohen të gjitha bakteret në dhëmb. Kurse në shtëpi duhet të bëhet kujdes me trajtimin e kësaj metode sepse mund të jetë e rrezikshme. Efekti arrihet por me e rëndësishme është shërimi pastaj estetika. Duhet të theksuar se pacienti me produktet e blera duhet të bëhet shumë kujdes ose të shkoj sipas udhëzimeve të produktit”.
Lani dhëmbit pastroni dhëmbët kjo është mënyra më e lehtë për të pasur një higjienë të mirë dhe dhëmb të shëndetshëm, nëse nuk i pastroni së paku dy herë në ditë çdo përpjeke tjetër trajtuese apo shëruese është e kotë.
Ne i pyetëm edhe pactientët e rastit në Klinikën e stomatologjisë në QKUK”
Vanesa Bytyqi thotë se ka shprehi të mira ndaj higjienës së gojës dhe vazhdimit bënë kontrolle tek stomatologu.
“ Jam Vanesa Bytyqi nga Prishtinë sa i përket pastrimit të dhëmbëve jam shumë vesvese dhe i mbaj mjaftë mirë, gjithmonë bëjë vizita tek stomatologu” tha ajo.
Ndërsa Emine Paqarizi 55 vjeçare, ka thotë, se kur ishte e re nuk ka pasur asnjëherë problem me dhëmbët, por nga mosha 30 vjeçare filluan problemet me dhëmbët.
Njomza Berisha tjetër pacientë në QKUK nuk është se ka pasur problem të mëdha me prishjen e dhëmbëve, por i ka parandaluar në kohë.
“ Kur kam qenë e vogël jam frikuar nga dentist dhe nuk kam bërë vizita të shpeshta, me kalimin e viteve filluan prishjet në dhëmb dhe bëra sakrificën time, që të bëjë një kontroll tek stomatologu, ishte një vizit, por dola e shokuar nga se 4 dhëmb për njëherë ishin të prishur, por për fat të mirë fillova trajtimin e menjëhershëm”. Dona Gashi /InLajmi/