• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 6 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Ekonomi

Jeta e punëtorëve në rrezik si pasojë e mungesës së kushteve të punës

J G nga J G
10 October 2019
në Ekonomi
0 0
0
Jeta e punëtorëve në rrezik si pasojë e mungesës së kushteve të punës
0
SHPERNDARJE
57
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sektori privat është punëdhënësi më i madh në vendin tonë. Mirëpo ajo që mbetët shqetësuese është siguria e punëtorëve në këtë sektor, sidomos tek Industria e Ndërtimit. Mungesa e kontratave të punës, orari i gjatë, mungesa e sigurisë në punë, janë vetëm disa nga problemet kryesore që e karakterizojnë këtë sektor, shkruan InLajmi.

E si pasojë e këtyre problemeve vetëm në këtë vit, në Kosovë humbën jetën nëntë persona në vendin e punës. E më shqetësuese është ikja e përgjegjësive nga institucionet përkatëse, lidhur me këtë dukuri që po i rrezikon jetën punëtorëve të ndërtimit.

Sipas punëtorëve të këtij sektorit arsyet e vdekjeve dhe lëndimeve në punë janë si rezultat i mungesës së sigurisë dhe neglizhencës nga kompanitë e ndërtimit.

S.A punëtor në njërën nga kompanitë e ndërtimit në Kosovë tregon për InLajmin, se ka pasur raste të lëndimit në punë dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi lidhur me atë rast.

“Në kompaninë ku unë punoj nuk ka pasur raste të vdekjes mirëpo të lëndimeve po, askush nuk ka marrë përgjegjësi për këta persona, bile edhe shpenzimet e spitalit i kanë kryer vet”, tha S.A.

Ai tutje shtoi se është shumë i shqetësuar për kushtet e punës që atyre iu ofrohen, sipas tij, ata janë të diskriminuar si punëtor duke mos iu ofruar as kushtet elementare.

“Nuk kemi kushte të punës, as siguri nuk kemi, punojmë prej orës 7:00, deri në ora 18:00, e kemi 15 minuta pauzë edhe duhet me u kthy në punë. Edhe gjatë stinës së verës kemi punu, kur kanë qenë temperaturat mbi 35 gradë” u shpreh S.A.

Edhe J.M punëtor krahu ankohet për kushtet e punës në sektorin e ndërtimit, ai thotë se jeta e tyre është çdo ditë në rrezik si pasojë e këtyre kushteve.

“Çdo ditë në punë është rrezik për jetën tonë, nuk kemi aspak siguri, punojmë në kushte të mjerueshme”, tha J.M

E për këtë çështje InLajmi, ka kontaktuar edhe zëvendës kryeinspektorin e Sigurisë në Punë, Agim Millakun i cili ka thënë se Inspektorët e Punës bëjnë kontroll të vazhdueshme lidhur me sigurinë në punë për të gjithë punëtorët.

“Inspektorët e punës kryejnë inspektime në mënyrë vazhdueshme te punëdhënësit në sektorin privat , publik dhe shtetëror nga siguria dhe shëndeti në punë” u shpreh Millaku.

Ai tutje shtoi se arsyet e vdekjeve të shpeshta në vendin e punës janë të shumta, e këtu përfshihet edhe mos zbatimi i ligjit.

“Arsyet pse ndodhin vdekje të shpeshta janë nga ma të ndryshmet si: kushtet e punës jo të përshtatshme dhe të pa sigurta, kushtet klimatike, shprehitë e këqija të punës, mos trajnimi i punëtorëve për punë të sigurt, mos vlerësimi i rrezikut, mos kontrollimi i punëtorëve nga gjendja e shëndetit të tyre etj. Të gjithë këta faktor janë treguesit e mos respektimit të ligjit dhe akteve nënligjore nga palët në procesin e punës , kudo në subjektet punuese” tha zëvendës kryeinspektori .

Millaku, po ashtu tha se në rast të shkeljes së ligjit për punë nga ana e punëdhënësit, pasojnë gjobitjet duke u bazuar në dispozitën përkatëse të ligjit për siguri.

E reagime të shumta lidhur me Sigurinë e Punëtorëve në Sektorin Privat ka pasur edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ). Përveç reagimeve publike KMDLNJ ka pasur takime të shumta edhe më akterë të tjerë, siç janë deputetë të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Inspektoratin e Punës, Avokatin e Popullit, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, etj.

Në një përgjigje me shkrim nga KMDLNJ për InLajmin, thuhet se arsyet e vdekjeve në punë janë kushtet jo të mira si dhe shkalla e lartë e varfërisë që i shtynë qytetarët të punojnë në kushte jo adekuate.

“KMDLNJ- vlerëson se fillimisht shkaku i parë është varfëria në nivel të lartë e cila po i detyron qytetarët të pranojnë punë të cila në shumë raste janë edhe nën dinjitet. Shkalla e lartë e papunësisë gjithashtu është faktor tjetër i cili ndikon që të mos shikohen shumë kushtet e punës por vetëm të sigurohet ajo-puna” thuhet në përgjigjen e KMDLNJ-së.

Sipas KMDLNJ-së kushtet e punë janë dukshëm më të mira në sektorin publik, ndërsa në atë privat situata nuk është aspak e mirë.

“Kushtet e punës në përgjithësi janë të mira vetëm në sektorin publik, por situatë krejt tjetër kemi ne sektorin privat te punësimit. Ka disa sektorë ku punohet pa orar , në ditë feste , ditë pushimi , në kushte të rënda atmosferike dhe , madje punohet edhe gjatë natës pa pasur aspak konsideratë për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve. Situate me te renduar kemi ne sektorin e ndërtimtarisë dhe sigurimit fizik”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka shprehur mospajtim lidhur me dënimet që iu bëhen kompanive të ndërtimit në rast të shkeljes së Ligjit për Punë apo të drejtave të punëtorëve.

“KMDLNj , gjithashtu shpreh mospajtim të madh për dënimet e shqiptuara e të cilat janë tejet simbolike e që në Inspektoratin e Punës të Kosovës thonë se po veprojnë në përputhje me Ligjin. KMDLNj ka kërkuar heqjen e licencës së punës për punëdhënësit që nuk sigurojnë kushte për punë me ç’rast rrezikohet jeta e të punësuarve”, përgjigjet KMDLNJ.

Në bazë të Kodit të Punës, punëdhënësi ka detyrimin të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit fizik dhe mendor të punëmarrësve gjatë kryerjes së aktivitetit në punë. Punëdhënësi duhet të informojë punëmarrësit mbi rreziqet që lidhen me punën dhe duhet t’i kualifikojë punëmarrësit për respektimin e kërkesave në fushën e shëndetit, sigurimit dhe higjienës. Punëdhënësi për të parandaluar aksidentet dhe sëmundjet profesionale duhet të përcaktojë qartë rregullat e sigurimit teknik.

Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë është ndryshuar në vitin 2014 i cili është harmonizuar me legjislacionin e BE-së. Gentiana Mani, /InLajmi/

 

 

 

Postimi i mëparshëm

Në Prishtinë hapet një çerdhe e re

Postimi tjetër

Windows 10 sjellë në treg befasinë e radhës

Të ngjajshme Postime

Kosova përfundon kryesimin e CEFTA-s, Hajdari thotë se po i afrohemi tregut të përbashkët evropian
Ekonomi

Kosova përfundon kryesimin e CEFTA-s, Hajdari thotë se po i afrohemi tregut të përbashkët evropian

3 December 2025
Çmimet në Kosovë shkojnë në qiell: Vezët, mishi dhe produktet bazë dyfishohen brenda një viti
Ekonomi

Çmimet në Kosovë shkojnë në qiell: Vezët, mishi dhe produktet bazë dyfishohen brenda një viti

26 November 2025
Dikur krenari, sot industria e tekstilit në Turqi përballet me krizën më të rëndë në dekada
Ekonomi

Dikur krenari, sot industria e tekstilit në Turqi përballet me krizën më të rëndë në dekada

29 October 2025
AKB: 9 miliardë euro të diasporës janë futur në banesa – kapital i vdekur për ekonominë e Kosovës
Ekonomi

AKB: 9 miliardë euro të diasporës janë futur në banesa – kapital i vdekur për ekonominë e Kosovës

25 September 2025
Rafuna: Ndërprerja e energjisë për bizneset do të jetë skandal
Ekonomi

Rafuna: Ndërprerja e energjisë për bizneset do të jetë skandal

15 August 2025
ZRRE reagon pas vendimit të Komerciales duke paralajmëruar bizneset: Ose kontrata, ose shkyqje
Ekonomi

ZRRE reagon pas vendimit të Komerciales duke paralajmëruar bizneset: Ose kontrata, ose shkyqje

13 August 2025
Postimi tjetër
Windows 10 sjellë në treg befasinë e radhës

Windows 10 sjellë në treg befasinë e radhës

Lajmet e fundit

Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri

Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri

6 December 2025
Katy Perry bën “paraqitjen e saj të parë politike” në Japoni përkrah Trudeau-s

Katy Perry bën “paraqitjen e saj të parë politike” në Japoni përkrah Trudeau-s

5 December 2025
Rreziku i fshehur në kozmetikë; Pse azbesti është kërcënim për shëndetin

Rreziku i fshehur në kozmetikë; Pse azbesti është kërcënim për shëndetin

5 December 2025
Britania ashpërson politikat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u larguar

Britania ashpërson politikat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u larguar

5 December 2025
Tranzicioni i pushtetit në veri, Ambasada e Gjermanisë: Sinjal i rëndësishëm i deeskalimit të mëtejmë

Tranzicioni i pushtetit në veri, Ambasada e Gjermanisë: Sinjal i rëndësishëm i deeskalimit të mëtejmë

5 December 2025
Lladrovci e do Limajn, Selimin, Remin e Jahjagën në PDK: Kosova ka nevojë për ndryshim të kursit

Lladrovci e do Limajn, Selimin, Remin e Jahjagën në PDK: Kosova ka nevojë për ndryshim të kursit

5 December 2025
Atë që s’ia dha Nobeli, ia jep FIFA – Trump nderohet për paqe

Atë që s’ia dha Nobeli, ia jep FIFA – Trump nderohet për paqe

5 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu