Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka takuar krerin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka bërë të ditur se është takuar me Albin Kurtin për të diskutuar për mundësitë e bashkëqeverisjes.
“U takuam sot me liderin e LV-së, dhe diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK-VV, si dy subjekte që dolën fituesenë këto zgjedhje” ka shkruan Mustafa.
Ai gjithashtu ka shtuar se vendimin përfundimtar për koalicion e vendosin organet përgjegjëse të LDK-së, raporton InLajmi.
“Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së”, përfundon Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës: