Megjithëse një pjesë e mësimit përbëhet nga mësimi praktik, për mësimin teorik, Erioni dhe shokët e klasës dhe mbi 1 mijë e 200 nxënës të tjerë të kësaj shkolle janë të varur nga mësimdhënësit për tekste mësimore,/koha.net/.
“Libra nuk kemi për asnjërën lëndë. Mësimdhënësit na diktojnë ose na japin ndonjë skript apo fleta të printuara me tekst për njësinë mësimore që kemi mësuar në atë orë. Kështu ka qenë edhe vjet dhe jemi mësuar të mësojmë kështu pa libra. E meqenëse nuk kemi libra, mësimdhënësit po mundohen të na shpjegojnë sa më mirë njësinë mësimore që ne ta kuptojmë”, tregon ai sesi mësojnë në mungesë të librave.
Kjo gjendje pa libra nuk është vetëm nga viti i kaluar shkollor, kur Erioni ka nisur mësimin në këtë shkollë profesionale, por që nga paslufta po përsëritet e njëjta histori dhe deri tash disa gjenerate kanë mbaruar këtë shkollë pa e pasur mundësinë e mësimit nga një libër për cilëndo lëndë profesionale qoftë. Në shkollë tregojnë se tekstet shkollore mungojnë për të gjitha lëndët profesionale.