Mbi 30 thirrje telefonike për ndihmë urgjente arrijnë çdo ditë në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë.
Avdyl Pacolli, drejtor i kësaj qëndreje, thotë se ekipet e institucionit që drejton zakonisht pranojnë mbi 30 thirrje në ditë, vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 118 shërbime ku prej tyre katër më emergjente, ndërhyrja e ekipes mjekësore ka qenë e menjëhershme, /InLajmi/.
“Në Qendrën e Mjekësisë Urgjente për 24 orët e fundit kemi pasur mbi 34 thirrje po referohemi për ditën që lamë pas, prej tyre diku katër raste kanë qene emergjente ndërsa të tjerat kanë qenë raste të ftoftë që nënkupton me probleme kronike. Dhe tek të gjitha rastet njësia urgjente i ka dal në ndihmë ndërsa në 24 orëshin e fundit janë kryer diku 118 shërbime” thotë Pacolli.
Gjithashtu ai tregon se stafi aktual përmbush nevojat sa i përket ndërhyrjeve urgjente por nevojat emergjente dita ditës janë duke u rritur po ashtu dhe numri i stafit duhet të rritet. Për çdo thirrje emergjente stafi në fjalë është përherë në dispozicion.
“Tani për tani në Qendrën e Mjekësisë Urgjencës të kryeqytetit ekzistojnë 5 ndërrime me 4 ekipe që nënkupton për momentin kemi stafin por jo të domosdoshëm që e mbulon e gjithë kryeqytetin. Se a do të duhet të kemi staf më tepër përgjigjja është po për arsye se Prishtina është rrit me numrin e banorëve dhe janë rrit edhe kërkesat për shërbime të nevojave urgjente”.
“Ekipet e Mjekësisë Urgjente janë të domosdoshme duke e pa dyndjen e madhe të popullatës dhe duke pa numrin e banorëve rezident të cilët kërkojnë shërbime të rregullta, prandaj është e nevojshme domosdoshmërish rritja e numrit të stafit mjekësor” u shpreh ai.
Arritëshmëria e ekipës deri tek vendi i ngjarjes është 5 minuta e 55 sekonda për më shumë na tregon Avdyl Pacolli, drejtori i QMU.
“Për të gjithë ata që kanë nevojë për Qendrën e Mjekësisë Urgjente realisht duhet të thirrin 194 në momentin që thirr numrin 194, dispeçeri i përgjigjet çdo thirrje dhe jep mundësin për marrjet e të dhënave personale të atij që ka nevojë për shërbim qoftë ai që ka fatkeqësi në punë qoftë problem shëndetësor pastaj në rastet emergjente ekipa arrin shumë shpejt kurse koha mesatare e arritëshmerisë se ekipës është 5 minuta e 55 sekonda. Ka qenë më herët 6 minuta e 22 mirë po fal bashkëpunimit me drejtorin rajonale të Komunës së Prishtinës na u ka dhënë mundësia me mbërri në vendin e ngjarjes më shpejt”.
“Ekipet janë shumë profesionale janë të pajisura me aparaturë korrekte, pacientët e marrin shërbimin aty për aty, nëse pacienti ka problem më të rënda, ekipit të urgjencës u ofrohet e drejta për transportimin drejtë Qendrës Klinike Universitare po sigurisht të monitoruar” përfundoj, Pacolli/InLajmi/.