Kosovarët siç duket po e shohin shitjen e drunjve si një biznes të mirë, e sidmos kur temperaturat fillojnë të bien.
Por ata të cilët i presin drunjtë ilegalisht mund të dënohen nga 400 euro deri në 5000 euro.
Vetëm në periudhën janar-gusht 2019, sipas të dhënave, dëmi total i shkatërrimit të pyjeve është 14,701.97 m3 apo shprehur në vlerë monetare është 472,574.21 euro.
Besim Zogu, Drejtor i Drejtoratit Qendror të Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, për IndeksOnline ka thënë se gjendja e pyjeve nuk është e mirë për disa faktorë.
“Buxheti i ulët që ndahet nga shteti për këtë sektor, numri i vogël i rojtarëve të pyllit në raport me sipërfaqen pyjore dhe situatën e funksionimit të Institucioneve tjera. Numri i vogël i Inspektorëve të pyjeve, Parashkrimi i madh i lëndëve si pasojë e mos angazhimit adekuat nga Gjykatat, mos ekzistimi i alternativave tjera për ngrohje. Mos koordinimi në masën e duhur i politikave ndër sektoriale dhe ndër institucionale ku vendimet e pa analizuara mirë nxisin presion në pyje”, ka thënë ai.
E komuna e Ferizajt dhe Suharekës po del të jetë territori më i përshtatshëm për të prerë durnjtë në mënyrë ilegale, shkruan/indeks/.
Por sipas Zogut, as komuna e Kaçanikut, Podujevës, Novobërdës dhe në Veri në të Kosovës nuk qëndrojnë më mirë, raporton IndeksOnline. Furnizimi i qytetarëve për nxejmje me drunjë fillon që nga muaji korrik.
Nga korriku deri në gusht, Zogu bëri të ditur se janë ushtruar kontrolla të ashpërta në tregje.
“Inspektorati Qendror i pylltarisë dhe Gjuetisë Agjencioni Pyjor i Kosovës për periudhën janar-shtator,2019 janë ushtruar, 890 kontrolla, janë hartuar, 577 procesverbale, janë nxjerrë, 46 vendime, janë inicuar 69 fletëparaqitje kundërvajtëse dhe 12 penale si dhe vetëm brenda tre muajve korrik-shtator në bashkëpunim me Policinë dhe njësitin për reagim të shpejtë janë ushtruar kontrolla në tregjet, Rogovë- Gjakovë ku janë sekuestruar, 5 kamiona me masë drunore, në Podujevë, 11 traktora dhe një kamion me masë drunore , në Malishevë dy kamiona me masë drunore , në Vushtrri me datë 30.08.2019 kemi sekuestruar 24 traktora me masë drunore si dhe në Ferizaj me datë, 26.09.2019 katër ngarkesa me masë drunore”, ka thënë Zogu.
Ai ka thënë se shqetësuese mbeten politikat ndëshkimore për këto vepra penale që aplikojnë Gjykatat në vend.
“Por edhe më shqetësuese është numri i lëndëve të hedhje poshtë të procedurave nga gjykatat për shkak të parashkrimit relativ apo apsolut ku vetëm në vitin , 2018 kemi pasur 81 lëndë të parashkruara dhe në krahasim me vitin, 2017 kemi rritje e jo zvogëlim të kësaj dukurie”.
Ndërsa, profesori në Fakultetin e Pyjeve dhe Mjedisit, Faruk Bojaxhiu për IndeksOnline ka fajësuar dikë tjetër për mosseriozitet të trajtimit të kësaj çështjeje.
“Që nga viti 2010 kur këto kompetenca i kane marrë Komunat, ka patur një regres të konsiderueshëm në kontekstin e mbrojtjes së tyre. Shumë Komuna nuk u kushtojnë aspask rendësi këtij sektori.
Pa përgjegjësi nuk mbesin as organet e drejtësisë, që lëndet për veprat e vjedhjeve në pyje, nuk i trajtojnë fare, apo masat ndëshkuese kundër këtyre keqbërësve janë aq të vogla, sa qe pothuajse vetëm po i stimulojnë që teë shkatërrojnë pyjet edhe më shumë. Ka shume raste kur persona recidiviste thirren nga Gjykata, dhe përkundrejt argumenteve që shfaqin ngritësit e padive, prapë Gjykata i lëshon