SHBA ka hequr vizat për polakët, pas së cilës këta të fundit për një qëndrim biznesi ose turistik në Amerikë deri në 90 ditë tash e tutje nuk do të kenë nevojë për vizë, njoftoi presidenti Donald Trump.
“Polonia është një vend me njerëz të shkëlqyeshëm. Ne kemi shumë amerikanë me origjinë polake që jetojnë këtu. Kjo do të thotë që njerëzit nga Polonia lehtë do të jenë në gjendje të udhëtojnë këtu. Unë e kam bërë këtë për popullin polak, për nder të të gjithë polakëve në Shtetet e Bashkuara. Kjo është arsyeja pse unë jam shumë i kënaqur “, tha Trump, shkruan/indeks/.
Pas këtij vendimi, vetëm katër shtete të tjera anëtare të BE-së: Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Qipro mbetën në regjim të vizave me SHBA.