Korja e tokës çahet dhe nga oxhaku i tij vërshojnë shkëmbinj të shkrirë, hi dhe gazra toksike.
Forca e jashtëzakonshme e një shpërthimi të tille vullkanik bën të kuptosh se çfarë temperaturash dhe trysnie të papërfytyrueshme ka thellë nën sipërfaqe.
Por çfarë ndodh në të vërtetë për të krijuar vullkanin e pashoq.
Vullkanet shpërthejnë kur nxehtësia dhe trysnia rriten aq shumë, saqë korja nuk i mban dot më brenda dhe çlirohen sasi të stërmëdha të energjisë së mbledhur nën sipërfaqe.
Në shpërthimin e tij më të fundit, nga shumë syresh në vitin 186 e.s., një vullkan në Zelanden e re derdhi një sasi të papërfytyrueshme prej 110 km shkëmb në një nga shpërthimet më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë.
Krateri i tij është tani Taupo.
Krateri tregon vendin ku është vrima e oxhakut.
Lava grumbullohet rreth tij duke krijuar formën e njohur kronike.
Nëse muret e konit rrëzohen, krateri bëhet më i madh.
Vullkanet e Havait janë ndër më aktivët në tokë.
Nga krateret e tyre dalin avuj dhe gazra vullkanike.
Shkëmbinjtë e shkrirë plotësisht deri në një gjendje gjysmë të lëngshme, njihet me emrin lavë.
Shpejtësia e rrjedhjes së lavës varet nga temperatura dhe nga mineralet që ajo përmban.
Një nga lavat me rrjedhje më të shpejtë që janë matur ndonjëherë, ishte ajo e vullkanit Nyirangongo në Republikën Demokratike të Kongos.
Ajo rridhte me një shpejtësi mbi 60 km/ore./InLajmi/